Flash

Nëndetësja ka shpërthyer, shpallen të vdekur 5 turistët e Titanikut

Lapsi.al 22 June 2023
Nëndetësja ka shpërthyer, shpallen të vdekur 5 turistët

Roja Bregdetare Amerikane njoftoi të enjten se të 5 personat që ishin në bordin nëndetëses Titan kishin humbur jetën. Njoftimi nga Roja Bregdetare u parapri nga një deklaratë e kompanisë amerikane ‘OceanGate Expeditions’, që kishte prodhuar nëndetësen, e cila shprehu keqardhjen për vdekjen e 5 personave, në bordin e Titanit. “Mendimet tona shkojnë tek ata dhe familjet e tyre”, thuhej në deklaratën e kompanisë.

"Një robot pa drejtim i lëshuar nga një anije kanadeze zbuloi mbetjet e nëndetëses mëngjesin e kësaj të enjte rreth 488 metra larg Titanikut në rreth 2 milje (4 kilometra) thellësi", tha admirali Rojes Bregdetare Amerikane, John Mauger në një konferencë për shtyp. 

“Copat e metalit të nëndetëses dëshmojnë për humbje katastrofike oksigjeni në dhomën e presionit të nëndetëses”, tha ai.

Roja Bregdetare tha se do të vazhdonte kërkimet në zonën ku u gjetën mbetjet e nëndetësdes. Në bordin e nëndetëses ndodhej eksploruesi francez Paul-Henri Nargeolet, një ish oficer i marinës Stockton Rush, themelues dhe shef ekzekutiv i kompanisë ‘OceanGate Expeditions’, miliarderi britanik Hamish Harding si dhe një biznesmen me origjinë pakistaneze Shahzada Daëood dhe djali i tij 19-vjeçar Suleman Daëood. Udhëtimi për të parë mbetjet e Titanikut, kushtonte 250 mijë dollarë për person.

Nëndetësja Titan, e cila operohet nga kompania private amerikane “OceanGate Expeditions”, u zhyt të dielën në orën 8 të mëngjesit në afërsi të brigjeve kanadeze. Ajo humbi kontaktin me anijen që e shoqëronte, në përfundim të asaj që duhej të kishte qenë një zhytje dy-orëshe në pjesën veriore të oqeanit Atlantik, për të parë rrënojatt e Titanikut, që u fundos në vitin 1912. Sipas kompanisë, nëndetësja kishte 96 orë oksigjen, që ka të ngjarë të ketë mbaruar këtë të enjte. 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI