Flash

Zbardhet dosja/ Si e përligji gjykata mësymjen e policisë në kampin MEK

Lapsi.al 21 June 2023
Zbardhet dosja/ Si e përligji gjykata mësymjen e policisë në

Lapsi.al siguron vendimin e Gjykatës së Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që ka përligjur kontrollin policor në kampin MEK në Manëz. Sipas këtij vendimi që i referohet dosjes hetimore të SPAK, flitet për veprimtari të dyshimta që kryeheshin brenda kampit, përfshi edhe sulme kibernetike në drejtim të qeverisë së Iranit.

Po ashtu theksohet se ka dyshime për faktin se pjesëtarë të organizatës MEK me vendqëndrim në Manëz janë të përfshirë në aktivitet kriminal të terrorizmit dhe financimit të terrorizmit.

“Në kushtet ku ka dyshime të arsyeshme se organizata MEK nga territori i Republikës së Shqipërisë ka kryer sulme kibernetike ndaj Republikës Islamike të Iranit në disa periudha të ndryshme kohore dhe drejt disa institucioneve të shtetit të Iranit. Duke qenë se statuti i qëndrimit të organizatës MEK në Shqipëri është humanitar, Republika Islamike e Iranit në vazhdimësi ka pretenduar duke ngritur këto dyshime si dhe në mënyrë të vazhdueshme kërcënon se do të ndërmarrë sulme ndaj Shqipërisë dhe organizatës MEK. Po ashtu Republika Islamike e Iranit ka kryer sulme kibernetike ndaj Republikës së Shqipërisë përpara disa kohësh gjë e cila ka cënuar seriozisht sigurinë kibernetike dhe integritetin kibernetik të shtetit shqiptar. Me qëllim gjetjen e serverëve apo pajisjeve të tjera kompjuterike që mund të jenë përdorur për sulme kibernetike nga territori i Republikës së Shqipërisë është e domosdoshme kryerja e kontrollit në vendqëndrimin e pjesëtarëve të organizatës MEK në Durrës, Shqipëri. Në rastin konkret, nga hetimet e deritanishme dhe të dhënat e referuara nga ana e policisë gjyqësore rezulton se ka dyshime për faktin se pjesëtarë të organizatës MEK me vendqëndrim në Manëz janë të përfshirë në aktivitet kriminal të terrorizmit dhe financimit të terrorizmit.”, thuhet në dosje.

“Ka rezultuar se gjatë vitit 2022 institucionet shqiptare janë prekur nga disa sulme kibernetike të cilat për pasojë kanë sjellë çrregullime të veprimtarisë së përditshme të strukturave të Policisë së Shtetit dhe institucioneve të ndryshme kritike. Sipas të dhënave ky sulm kibernetik dyshohet se mund të jetë kryer nga struktura të inteligjencës iraniane për faktin se në Shqipëri strehohen një numër i konsiderueshëm anëtarësh të organizatës së MEK që praktikisht janë opozita e regjimit iranian. Më datë 08.09.2022 Këshilli i Ministrave vendosi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit si dhe u bë largimi i të gjithë stafit diplomatik nga territori i Republikës së Shqipërisë. Nga monitorimi i burimeve të hapura (rrjete sociale) e në vazhdimësi ka rezultuar se gjatë fundit të vitit 2022, u konstatua një rritje e retorikës kërcënuese nga Republika Islamike e Iranit dhe strukturave të Inteligjencës së tyre për të kryer sulme të mundshme, përfshirë edhe sulme me dron ndaj organizatës MEK me qëndrim prej disa vitesh në Shqipëri”, thuhet me tej ne dosje.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI