Flash

Kosova ndryshon vendim: Lejohet kalimi i makinave me serbe, vijon embargo për mallrat

Lapsi.al 21 June 2023
Kosova ndryshon vendim: Lejohet kalimi i makinave me serbe, vijon embargo

Qeveria ka ndryshuar vendimin për të bllokuar hyrjen e të gjithë kamionëve me targa të Serbisë, si dhe të gjithë kamionëve të cilët bartin mallra të këtij shteti, që e mori pas rrëmbimit të tre policëve kufitarë të Kosovës nga forcat serbe.

Mediat e Kosovës raportojnë se me ndryshimin e këtij vendimi, në Kosovë do të lejohet hyrja e mjeteve transportuese edhe me targa të Serbisë, me kushtin që të mos jenë të ngarkuar me mallra me origjinë serbe.

Deri më sot të gjitha kamionët me targa të Serbisë, pa marrë parasysh origjinën e produkteve, nuk janë lejuar të futen në Kosovë, si masë e sigurisë nga situata e krijuar.

Lexo më tej: Kriza në veri/ The Times: Albin Kurti nuk do ti lëshojë miqve të Putinit 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI