Flash

Irani: Muxhahedinët, kërcënim për sigurinë e Shqipërisë!

Lapsi.al 21 June 2023
Irani: Muxhahedinët, kërcënim për sigurinë e

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kana'ani tha se muxhahedinët e MEK do të përbëjnë gjithmonë një kërcënim për sigurinë e Shqipërisë për shkak të natyrës së tyre terroriste, shkroi Kana'ani në Tëitter.

Për këtë arsye, qeveria irakiane i dëboi dhe qeveritë e tjera refuzuan t'i pranonin, shkruajnë mediat e Iranit.

“Shpresojmë që qeveria shqiptare të kompensojë gabimin e saj në pritjen e këtyre terroristëve”, shtoi ai.

Policia në Shqipëri ka bastisur një kamp që i përket Organizatës terroriste anti-Iraniane Mujahedin-e-Khalq (MKO) për shkak të përfshirjes së saj në "sulme terroriste dhe kibernetike" kundër institucioneve të huaja.

Përleshjet shpërthyen kur policia sulmoi kampin, i njohur si Ashraf-3, në veriperëndim të kryeqytetit Tiranë, të martën.

Raportet thonë se një person u vra dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në përleshjet.

Gjykata Speciale e Shqipërisë Kundër Krimit dhe Korrupsionit autorizoi operacionin për shkak të shqetësimeve se MKO ishte përfshirë në terror dhe sulme kibernetike, tha ministria e brendshme në një deklaratë./ Farsnews.ir

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI