Flash

E rëndë në Kretë/ Shqiptarët babë e bir rrahin keq me bastun grekun në mes të rrugës

Lapsi.al 21 June 2023
E rëndë në Kretë/ Shqiptarët babë e bir rrahin keq

Një incident i pabesueshëm dhune ka ndodhur në mes të rrugës në Agios Nikolaos të Kretës. Dy shqiptarë sulmuan një burrë, i cili në momentin e sulmit po ngiste biçikletën. Pasi e kanë rrëzuar në tokë, babë e bir filluan ta godasin me bastun, kryesisht në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.

Ata gjithashtu e goditën me grushte dhe shqelma. Kalimtarët dhe fqinjët dolën në rrugë dhe u përpoqën të shpëtonin burrin i cili u rrah për 4 minuta.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur një makinë patrulluese e policisë, e cila ka konstatuar gjendjen kritike të viktimës. Dy shqiptarët, babë e bir jetojnë në Agios Nikolaos. Ndaj tyre ka nisur procedimi penal dhe janë dërguar dje të martën në komisariatin e Agios Nikolaos dhe sot të mërkurën në prokurori. Sipas informacioneve, nga të dyja palët janë ngritur padi dhe tani e tutje drejtësia do të thotë fjalën e saj.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI