Flash

Del analiza e ADN/ Trupi i murosur i përket Sibora Gaganit

Lapsi.al 21 June 2023
Del analiza e ADN/ Trupi i murosur i përket Sibora Gaganit

Gjithçka pritej për një konfirmim zyrtar dhe që tashmë ka mbërritur edhe pse pothuajse 3 javë më vonë. Testet e ADN-së vërtetojnë se trupi i gjetur më 7 qershor në banesën e përbashkët të italianit Marco Romeo dhe shqiptares Sibora Gagani i përket vajzës së re që u zhduk në 2014 në Spanjë. Këtë të mërkurë autoritetet gjyqësore spanjolle i kanë komunikuar familjes së vajzës rezultatet.

“Testet e ADN-së, pasi janë krahasuar me mostrat e marra nga trupi i gjetur, i korrespondojnë pa asnjë dyshim Sibora Gaganit”, - thonë ata. Në orët në vijim ata do të kontaktojnë familjen për t’u treguar hapat që duhet të ndjekin në mënyrë që të riatdhesojnë trupin e të resë në vendlindje.

Zbulimi ndodhi 9 vjet pas zhdukjes së vajzës. Policia gjeti trupin më 7 qershor brenda një kutie druri të vendosur pas një muri të shtëpisë ku Sibora jetonte me ish-partnerin dhe vrasësin e dyshuar. Hetimi ishte thuajse i mbyllur deri disa javë më parë kur Marco vrau një tjetër vajzë të identifikuar si Paula në Malaga të Spanjës dhe ku u arrestua. Ky krim i ri hapi në mënyrë të papritur derën për zbardhjen e vrasjes së Siborës në 2014.

Një ditë pas vrasjes, u zbulua se një ish-partnere e Marcos ishte zhdukur në vitin 2014 gjithashtu në Torremolinos dhe që atëherë nuk kishte pasur asnjë të dhënë për vendndodhjen e saj. Ishte vetë italiani Marco që e rrëfeu krimin dhe më pas e mohoi. Megjithatë kërkimet zbuluan trupin e vajzës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI