Flash

Operacioni në Manëz/ Muxhahedinët: U vranë dy prej nesh, policia nuk e konfirmon

Lapsi.al 20 June 2023
Operacioni në Manëz/ Muxhahedinët: U vranë dy prej nesh,

Policia e Shtetit ka zbarkuar në kampin e MEK dhe në Manëz, Durrës për të ushtruar kontrolle në të gjitha ambientet dhe zyrat ku janë strehuar aktivistë të opozitës iraniane. Kontrolle të imtësishme në pajisje elektronike si kompjutera, telefonë, dronë, etj.

Zëdhënësi i kampit të iranianëve MEK në Manzë të Durrësit pretendon se policia shqiptare ka vrarë një person brenda kampit dhe ka plagosur 36 të tjerë. Madje ata kanë postuar emrin e viktimës, duke thënë se ai quhet Ali Mostashari.

"Gjendja e Ashrafit është shumë e rrezikshme. Një person ka humbur jetën dhe 36 persona janë plagosur dhe janë nën oksigjen. Ky është një akt barbar për të qetësuar mullahët iranianë. Emri i personit të vrarë është Ali Mostashari," tha zëdhënësi i MEK.

Një prej refugjatëve të strehuar në Manzë ka folur për mediat duke thënë se policia ka vrarë një prej muxhahedinëve të strehuar. Ai tha se nuk kanë bërë asgjë për të patur këtë bastisje nga policia.

“Policia në mëngjes me qindra makina u futën brenda pa asnjë lajmërim dhe vranë vëllanë tonë Alie Mustasharin. Cfarë borxhi kemi ne? Çfarë kemi bërë ne? Çfarë veprimi kemi bërë ne? Ne jemi arratisur nga vendi ynë. Ata rrethuan kampin, sulmuan vëllain tonë. Ata përdorin gaz afër vëllait tonë. Një muxhahedin u vra. Dhe disa vëllezër dhe motra i arrestuan i futën në makinën e tyre. Ne çfarë krimi kemi bërë? Nuk dimë asgjë. Ne jemi refugjatë. Ne nuk kanë treguar asgjë asnjë letërnjoftim. Nuk ka asnjë të rrezikshëm brenda kampit tonë, ato janë propagandë. Sot ishte përvjetori i rezistencës iraniane, ata në këtë ditë sulmojnë bazën kryesore të muxhahedinëve në Shqipëri. Nuk kemi lidhje me sulmet kibernetike."- tha ai.

Më pas dy persona të tjerë të muxhahedinëve kanë dalë në hyrjen kryesore të kampit duke thënë se të vrarët në kamp janë dy.

Por policia shqiptare nuk e ka konfirmuar këtë fakt. Sipas tyre, ka pasur të lënduar nga përplasja mes tyre dhe banorëve. Ndërkohë, mësohet se janë lëshuar dhjetëra urdhër-arreste.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI