Flash

Dëbim i muxhahedinëve? Çuçi: S'kemi menduar të prishim marrëveshjen

Lapsi.al 20 June 2023
Dëbim i muxhahedinëve? Çuçi: S'kemi menduar të

Ministri Bledi Çuçi u pyet sot nga gazetarët në lidhje me faktin nëse anëtarët e kampit Ashraf dyshohet se ishin pjesë e sulmeve kibernetike në vendin tonë pak kohë më parë.

Gjatë konferencës për shtyp, Çuçi, ndonëse nuk mohoi asgjë, tha se kjo është pjesë e sekretit hetimor.

Ai ka shtuar se anëtarët e kampit dukshëm janë angazhuar në aktivitet politik duke botuar edhe gazeta politike, gjë që bie në kundërshtim me marrëveshjen e qeverinë shqiptare, megjithatë në rast se ata reflektojnë dhe i përmbahen marrëveshjes për të zbatuar ligjet e Shqipërisë, do vijojnë të mbeten në vendin tonë nën të njëjtat kushte.

“Nuk kemi menduar të prishim marrëveshjen. Nëse ata do rrinë edhe i mbeten marrëveshjen janë në mbrojtjen tonë. Ajo që ndodhi sot ka bëjë vetëm me zbatimin e vendimit të gjykatës,. Marrëveshje do vijojë por duhet të ketë reflektim nga ata për zbatimin e ligjit në Shqipëri se me veprimet sot treguan se nuk janë gati të zbatojnë ligjet në Shqipëri. Se çfarë kanë bërë ata është një pyetje që duhet t’ia bëni prokurorisë janë disa çështje që kanë nisur. Është fillimi i një hetimi penal, prokuroria po heton për shkelje të ligjit. Duhet pyetur prokuroria, aq më tepër që është edhe sekreti hetimor.", tha ai.

Të këshilluara

Andrew Tate nuk i shpëton dot ligjit

Personazhi i njohur i rrjeteve sociale Andrew Tate është akuzuar në Rumani për përdhunim, trafikim njerëzor dhe formim të një grupi krimi të organizuar për të s...

14:30

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI