Flash

Celibashi: E vështirë, zgjedhjet në një ditë në Kukës dhe Rrogozhinë

Lapsi.al 20 June 2023
Celibashi: E vështirë, zgjedhjet në një ditë në

Zgjedhjet në bashkinë e Rrogozhinës mund të zhvillohen në datë 23 Korrik. Kështu ka deklaruar kryekomisioneri Ilirjan Celibashi. Ai u shpreh se nëse Kolegji do të vendosë brenda kësaj jave, data në fjalë mund të vuloset në fillim të javës së ardhshme.

“Do duhet të presim edhe shqyrtimin e fundit në Kolegjin Zgjedhor për Kuçovën. Nëse Kolegji do të vendosë brenda kësaj jave mbi këtë çështje, ne do preferonim të merrnim një vendimn në filllim tëe javës tjetër, duke pasur si datë të mundshme 23 Korrik, si një datë të përshtatshme edhe në kuptimin e kohës në dispozicion për të realizuar zgjedhjet” tha Celibashi në Tv Klan.

Nga ana tjetër qeveria nuk e ka shpallur ende vakancën për Bashkinë e Kukësit pas shkarkimit të Safet Gjicit. Kjo vonesë, sipas kryekomisionerit Ilirjan Celibashi heq mundësinë për të bërë zgjedhje në të njëjtën ditë me bashkinë e Rrogozhinës.

“Për Kukësin nuk është ka ndonjë afat në lidhje me njoftimin nga Këshilli i Ministrave për krijimin e vakancës. E shoh të vështirë të kombinojnë datat pasi çdo ditë që ikën, heq mundësinë që zgjedhjet të zhvillohen në të njëjtën datë”, u shpreh Celibashi.

“Nëse flasim për Rrogozhinën do të kemi të njëjtët kandidatë, të njëjat subjekte zgjedhore. Ndërsa në rastin e Kukësit, do të kemi një proces zgjedhor nga e para, me kandidatë të rinj, listë të re zgjedhësish”, tha ai.

Të këshilluara

Bie zjarr në një pallat në Durrës

Tubat e aspirimit të një pallati shumëkatësh në lagjen nr 1 Durrës janë përfshire nga flakët, duke rrezikuar edhe apartamentet. Në vendngjarje mbërritën zjar...

20:11

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI