Flash

Analiza e Lubonjës: Ku u gabua me ndërhyrjen në kampin e MEK

Lapsi.al 20 June 2023
Analiza e Lubonjës: Ku u gabua me ndërhyrjen në kampin e MEK

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka komentuar në News 24 operacionin e Policisë së Shtetit në kampin Ashraf 3 të MEK në Manzë të Durrësit. Sipas Lubonjës policia ka tejkaluar të drejtat e saj, jo nëse është ushtruar dhunë apo jo, por vetë hyrja në atë mënyrë në kamp, si një demonstrim i forcës. Lubonja shtoi se nëse viktima ka ndërruar jetë nga gazi lotsjellës, pasi vuante nga probleme kardiake sipas pretendimeve, autoritetet duhet të ndjehen përgjegjës.

“Ata janë pjesë e revolucionit iranian që u bë në ‘79 që përmbysi Shahun. Janë krahu më laik i tij dhe kur u vendos pushteti i Komeneit dolën në opozitë dhe janë persekutuar në mënyrë të tmerrshme.

Komenei, para se të vdiste ka lënë një porosi që ata të mos kishin rrugë kthimi pas. Duhet të gjakoseshin mirë e janë vrarë nja 1500 prej tyre që ishin nëpër burgje.

Janë njerëz që janë persekutuar, problemi i madh i tyre se në luftën Iran-Irak ishin në Irak me Sadam Huseinin dhe trajtohen si tradhtarë nga Irani. Bota nuk i pranonte sepse Irani ishte një shtet i fuqishëm dhe të gjithë shtetet kishin interesa me naftën dhe ekonomike me Iranin.

Janë më shumë të mbështetur nga republikanët. Kjo ka një lidhje me politikat amerikane ndaj Iranit. Ka pasur një politikë ç’tensionimi për çarmatimin, politikë që u hodh poshtë nga Trump.

Këtë që ndodhi sot nuk e trajtoj dot si çështje vetëm shqiptare. Nuk do vepronte në mënyrë kaq brutale qeveria shqiptare nëse nuk do kishte një konsultim të mëhershëm, që unë dyshoj se është me amerikanët. Biden kërkon të risjellë politikën që u hoq nga Trump.

Sa i përket aksionit të forcave tona, ata hynë një ushtri e tërë, dukej sikur ishin përballë një ushtrie e po përgatisnin një sulm ushtarak jo një sulm kibernetik.

Policët tanë kanë tejkaluar të drejtën e tyre, dhunë është vetë demonstrimi i forcës me hyrjen aty. Nëse viktima ka ndërruar jetë nga gazi lotësjellës duhet të ndjehen përgjegjësi. Shteti shqiptar bëhet më katolik se Papa. Nuk duhet t’i kishte marrë jo sepse janë të këqinj por krijoheshin këto probleme” – u shpreh Lubonja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Bie zjarr në një pallat në Durrës

Tubat e aspirimit të një pallati shumëkatësh në lagjen nr 1 Durrës janë përfshire nga flakët, duke rrezikuar edhe apartamentet. Në vendngjarje mbërritën zjar...

20:11

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI