Flash

Alqi Bllako në gjyq: Prokurori hakmarrje personale, nuk isha zyrtar i lartë publik!

Lapsi.al 19 June 2023
Alqi Bllako në gjyq: Prokurori hakmarrje personale, nuk isha zyrtar i

Seanca e Konkluzioneve të mbrojtjes për inceneratorin e Fierit, solli debate në Gjykatën e Posaçme, ku Alqi Bllako lëshoi akuza ndaj Prokurorisë së Posaçme. Bllako tha se rikthimi tek akuzat fillestare nga ana e prokurorit Dritan Prençi, duke anashkaluar vendimin e gjyqtares paraprake, tregon se është orkestruar goditja e tij në kuadër të një agjeende të caktuar.

Alqi Bllako pretendon se nuk ka qenë zyrtar i lartë publik, por funksionar i lartë civil, teksa paralajmëroi se shkeljet e konstatuara do ti ankimojë në KLP dhe deri në Strasburg.

“Shkelja e ligjit është aq flagrante se nuk di nëse ka të bëjë me injorancën profesionale apo një hakmarrje personale. Vetëm SPAK mund të akuzojë për një detyrë që nuk ka qenë detyra ime. Standart i hapur esktraligjor, duke çuar përpara një agjendë hakmarrjeje personale ndaj personit tim. Shkelja e ligjit në rastin në fjalë është aq flagrante sa jam në dyshim nëse është paaftësi apo ligësi dhe hakmarrje personale ndaj meje.

Vetëm SPAK mund të shpjegoj se si unë mund të kem shpërdoruar një detyrë të cilën nuk e kam pasur detyrë.

Mua kjo lëvizje e prokurorit më bind se ai po çon para një axhendë hakmarrje personale ndaj meje. Kjo është shkelje e ligjit nga ana e prokurorit, i cili me këtë veprim ka shpërdoruar detyrën”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, Albert Dervishaj nëpërmjet avokatit Elis Bilali kërkoi pushim të çështjes, me argumentin se akuzat të cilat solli sërish SPAK janë rrëzuar më herët nga një gjyqtar paraprak

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI