Flash

Nxirret nga lumi makina nga Kosova me 3 trupat e pajetë

Lapsi.al 18 June 2023
Nxirret nga lumi makina nga Kosova me 3 trupat e pajetë

Janë gjetur të pajetë 3 anëtarët e familjes Pacolli nga Kosova që ranë në lumin Lepenc në aksin Shkup – Ballacë pasditen e së shtunës. Viktimat nga kjo ngjarje e rëndë janë bashkëshortët Naim dhe Merita Pacolli, 60 dhe 48 vjeç, si dhe djali i tyre 16-vjeçar, Ermali.

Trupat e pajetë u gjetën në pjesën e pasme të makinës, me gjasë pasi ata u përpoqën të dilnin prej mjetit. Lajmin e konfirmoi edhe Ministria e Punëve të Brendshme të RMV. Në makinë ndodhej edhe një 20-vjeçar që mundi të shpëtojë dhe të dalë nga makina.

Ai mësohet se arriti të hidhej nga makina para se mjeti të merrej nga rrjedha e lumit. 4 anëtarët e familjes nga Kosova përfunduan në lumë rreth orës 15:20 të së shtunës pasi u përfshinë në një aksident me një akutomjet tjetër që drejtohej nga një 64-vjeçar nga Shkupi.

Në operacionin për gjetjen e familjes që udhëtonte drejt Prishtinës u angazhuan autoritetet maqedonase e ata nga Kosova, por edhe vullnetarë. Një reagim për ngjarjen pati edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

“Falënderoj përzemërsisht ekipet tona profesionale të FSK-së, Policisë së Kosovës, vullnetarët e kërkim-shpëtimit dhe autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët në bashkëpunim të ngushtë, që nga momenti kritik, kanë bërë maksimumin e tyre përkundër të gjitha sfidave me të cilat janë ballafaquar”, - shkruan Kurti në Facebook. /LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI