Flash

TEA po vjen… kush është ajo?!

Lapsi.al 16 June 2023
TEA po vjen… kush është ajo?!

Ditët e fundit në rrjetet sociale të personazheve publike është bërë virale një video me titullin “TEA... po vjen”. Por kjo fushatë misterioze nuk zbulon asgjë përse bëhet fjalë, duke na zgjuar të gjithëve kureshtjen. Ajo që kuptohet është se pas kësaj fushate qëndron Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit, çka na lë të kuptojmë se bëhet fjalë për diçka që ka lidhje me turizmin në Shqipëri, i cili arrin së shpejti edhe kulmin e tij.

Miliona turistë, shqiptarë e të huaj, pritet të kalojnë pushimet në Shqipëri dhe mes gjithë atraksioneve të panumërta, që nga mali te deti, që nga ushqimi i mirë te festat lokale, ata i pret edhe TEA. Po kush është TEA? Asnjë ose shumë pak e dinë këtë, por lajmi i mirë është se pritjes po i vjen fundi. Ditën e shtunë, datë 17 qershor, në orën 7 të pasdites, një event që mbahet te Piramida, Agjencia Kombëtare e Turizmit do të zbulojë surprizën e radhës për turistët. Dhe ne mezi po presim të takojmë TEA-n, e cila thuhet se është shumë, po shumë e bukur dhe do të na i bëjë pushimet në Shqipëri edhe më të këndshme e interesante!

Të këshilluara

Skandal seksual me një tjetër kryebashkiak

Video e një skandali seksual ku duket i përfshirë në zyrën e tij një kryebashkiak po qarkullon në rrjete. Ne videon disa minutëshe duket krybashkiaku që krye...

12:27

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI