Flash

Mediat gjermane: Kurti humb mbështetjen, Kosova jashtë loje

Lapsi.al 16 June 2023
Mediat gjermane: Kurti humb mbështetjen, Kosova jashtë loje

Kurti humb mbështetjen e perëndimorëve, një analist shpjegon pse frika e qeverisë së Kosovës nuk është edhe aq pa bazë. Mediat gjermanishtfolëse i kanë kushtuar vëmendje zhvillimeve të fundit në Kosovë.

Gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" në analizën e saj me titull "Kosova jashtë loje" shkruan për historinë e gjatë të konfrontimit që ka kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me aleatët perëndimorë dhe konstaton, se realisht bëhet fjalë për një kokëfortësi që e dëmton Kosovën, me gjasa për një kohë të gjatë.

"Kurti e ka humbur hë për hë mbështetjen e SHBA dhe BE për Kosovën. Jo Serbia, por Kosova shihet në Bruksel dhe Uashington si punëprishëse në Ballkan. Dhe kjo, megjithëse Beogradi qëndrimin e tij obstruktiv nuk e ka ndryshuar, me të cilin gjithë kohës e ka penguar zgjidhjen e konfliktit të Kosovës", analizon Reinhard Veser në gazetën gjermane.

Ndërsa gazeta "Neue Zürcher Zeitung në një artikull me titullin "BE vendos sanksione kundër Kosovës", shkruhet se Brukseli po e shtrëngon vidën për Kosovën që i qëndron palëkundur qëndrimit të saj të fortë.

"Brukseli dhe Uashingtoni zemërohen që Kurti në konfliktin për veriun e Kosovës ndjek axhendën e tij...Menaxherët perëndimorë të krizës e dinë mirë se me çdo ditë rritet rreziku i shkallëzimit. Me masat e tyre ata duan ta vendosin Kurtin në një presion të madh që të organizojë zgjedhje në veri dhe të paraqesë propozimin për themelimin e Asociacionit pjesërisht autonom. Por Kurti njihet për atë që nuk i ikën konfrontimit. Por ai nuk mund t'i qëndrojë gjatë pa bërë gjë kërkesave që vijnë nga Uashingtoni dhe Brukseli- Prishtina është në plan afatgjatë si nga ana ekonomike edhe diplomatike e varur nga perëndimi."

Ndërsa në një analizë të historianit për Evropën Juglindore, Oliver Jens Schmitt në radion gjermane, Deutschlandfunk Kultur, theksohet pse pala kosovare nuk pranon Asociacionin e Komunave Serbe.

"Qeveria kosovare i trembet, dhe jo aq pa të drejtë, se këtu do krijohej një lloj shteti serb paralel në territorin e shtetit kosovar, që komandohet nga Beogradi dhe vërtet është kështu që pjesë të mëdha të politikës së serbëve të Kosovës, sot komandohen drejtpërdrejt nga Beogradi...Vuçiq një nga protagonistët kryesorë të një politike ruse dhe politike kineze në rajon, përmes rritjes së tensioneve në Kosovë tani forcohet nga perëndimi, në vend që të mbështeten forcat demokratike në Serbi."

Kurse platforma "Euroactiv" i kushton vëmendje deklaratës së presidentes sllovene, Nataša Pirc Musar për më shumë dialog mes Prishtinës dhe Beogradit. "Dialogu është rruga e vetme për të zgjidhur situatat e rënda. Natyrisht këtë duhet ta bëjnë të dyja palët, dhe Kosova duhet të bëjë pjesën e saj të detyrës", tha Nataša Pirc Musar që bëri të ditur, se do të vizitojë Kosovën në tetor të këtij viti. /Marrë nga DW

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI