Flash

Mediat e Kosovës: Macron, Scholz dhe Meloni, letër urgjente Kurtit

Lapsi.al 15 June 2023
Mediat e Kosovës: Macron, Scholz dhe Meloni, letër urgjente Kurtit

Mediat e Kosovës raportojnë mbrëmjen e kësaj të enjteje së në zyrën e kryeministrit Albin Kurti ka mbërritur një letër e përbashkët e firmosur nga presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

Është “Gazeta Express” që raporton se përmes burimeve të saj ka zbuluar se në këtë letër, i kërkohet edhe njëherë kryeministrit Kurti de-përshkallëzim të tensioneve në veri. Sipas të njëjtave burime letra është e ngjashme me përgjigjen e Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell i dërgoi Kurtit një ditë më parë, por jo me kërkesa të detajuara.

Qeveria e Kosovës nuk ka konfirmuar ende nëse një letër e tillë ka mbërritur në tavolinën e Kurtit dhe as përmbajtjen e saj. Një ditë më parë letra e Borrell përmbante kërkesa konkrete për Kurtin, duke i kërkuar tërheqjen e kryetarëve nga zyrat komunale në veri të vendit, tërheqjen e policisë nga territoret e komunave dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Borrell njoftoi gjithashtu se do t’i ftojë përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë javën e ardhshme në Bruksel, një takim urgjent për menaxhim të krizave. 

“Bashkëpunimi mes Bashkimit Evropian dhe NATO-s shkon përtej Ukrainës. Për shembull, në Kosovë ditëve të fundit u pa se sa i rëndësishëm është ky bashkëpunim dhe dëshiroj të falënderoj KFOR-in dhe komandantin e KFOR-it për punën që po bën në veri të Kosovës”, ka thënë Borrell.

“E dini se ka ndodhur një incident me arrestimin e tre policëve nga Kosova dhe po përpiqemi të kuptojmë se çfarë ka ndodhur saktësisht. Jemi në kontakt të ngushtë me Komandën e KFOR-it dhe me të dyja palët, në mënyrë që të shohim çfarë saktësisht ka ndodhur që ka çuar deri te ky arrestim” - u shoreh ai gjatë samitit të NATO-s të mbajtur këtë të enjte.  ©LAPSI.al

Të këshilluara

VIDEO/ Bie ekrani, panik në Forumin e Prespës

Një incident ka ndodhur këtë të enjte në Forumin e Prespës. Një pjesë e skenës është rrëzuar kur ishte duke folur në panel Miroslav Jenca. Ai është ndihmës-Sekr...

23:01

Bie rrufeja në Kuvendin e Kosovës

Kuvendi i Kosovës është zhytyr në terr të plotë pasi një rrufe ka goditur transformatorin që furnizon ambientin me energji elektrike. Deputetët të cilët ndod...

19:48

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI