Flash

"Thirrja jonë e fundit për qeverinë", Reuters jehonë protestës në Tiranë

Mijëra studentë shqiptarë u përballën sot me policinë në Tiranë, teksa protestonin kundër cilësisë së arsimit dhe mungesës së mundësive për punësim pas diplomimit. Përplasjet e dhunshme shënuan një eskalim të tensionit mes rinisë dhe qeverisë, duke lënë pas disa të lënduar dhe arrestime.

18:32

Adriatik Kelmendi: Nuk do ia dalin ta mbyllin Klan Kosovën

Lapsi.al 15 June 2023
Adriatik Kelmendi: Nuk do ia dalin ta mbyllin Klan Kosovën

Adriatik Kelmendi, drejtor i televizionit Klan Kosova, tv më i madh në Kosovë, ka reaguar ndaj vendimit të Ministrisë së Industrisë dhe Tregëtisë, që ka urdhëruar pezullimin e çertifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Komuniteti i gazetarëve dhe mediave në Kosovë, e ka parë këtë veprim të qeverisë si një tentativë kundër lirisë së shprehjes në vend. Ky komunitet ka shprehur solidaritet me kolegët e Klan Kosova, një tv që tashmë ka mbi 14 vjet që dëshmon sukses në botën mediatike kosovare.

Kelmendi shprehet se s’ka asgjë shqetësuese sa i përket operimit të Klan Kosovës, duke specifikuar se puna e saj është publike, edhe me qasje kritike pavarësisht kush është në pushtet e kush në opozitë. Më poshtë reagimi i plotë i tij.

Nuk do t’i lëmë! Nuk do t’ia dalin!

Nga Adriatik Kelmendi

T’i bimë shkurt: Nuk ka asgjë shqetësuese sa i përket operimit të Klan Kosovës. Klan Kosova është medium i Kosovës, me mbi 200 të punësuar qytetarë të Republikës së Kosovës, me nja 100 mijë orë transmetimi të lajmeve dhe programeve të tjera që promovojnë dhe angazhohen për të mirën e Kosovës.

Puna e Klan Kosovës është publike. Në ekran, në radio, në portal, në rrjete sociale.

Dhe, natyrisht, si çdo media e lirë dhe në vend demokratik, Klan Kosova ka edhe qasje kritike ndaj fenomeneve të ndryshme në shtet e shoqëri, pavarësisht kush është në pushtet e kush në opozitë.

Për këtë arsye, Klan Kosova sot është mediumi më i përcjellur në Republikë.

Çka i bjen kjo?

Përpjekje për frikësim.

Nëse këtë ia bëjmë një medie si Klan Kosova, paramendojeni sa çka iu bëjmë të tjerëve.

Shqiptarët kanë derdhur edhe gjak për ta arritur lirinë. Breza gazetarësh kemi luftuar më çdo kusht edhe në kohën e Millosheviqit, edhe të luftës, edhe të UNMIK-ut e edhe të gjitha qeverive ta ruajmë lirinë e pavarësinë. Fjalën e lirë, mendimin e lirë.

Pushtetet gjithnjë mund të gjejnë një pretekst për t’ia mbyllur gojën një gazetari, një medie. Sot thuhet paska qenë një pasaportë diçka, nesër një pyetje e gabuar në konferencë shtypi, pasnesër ngjyra e llogos së ndonjë televizioni.

Një pushtet i cili synon ta heshtë median, fjalën e lirë, kap institucionet për ta çuar misionin deri në fund. Fillimisht me një portal spekulativ udhëhequr nga militantë partiakë, pastaj në organet rregulluese të medias me njerëz që i kanë instaluar aty.

Por ne kemi menduar se jetojmë në demokraci.

Se mbyllja e gojës së medias ndodh vetëm në vende si Rusia e Bjellorusia, Serbia e Koreja e Veriut, jo në Kosovën tonë, jo në popullin të cilit askush asnjëherë nuk ka mundur t’ia mbys idealin për të jetuar të lirë.

E as që do ta mbys dikush, ndonjëherë.

Ka ndodhur edhe një herë gjatë punës sime si gazetar që një pushtet të bëjë përpjekje për ta mbyllur një media. Ishte viti 1999.

Kurse pushteti ishte ai i Milosheviqit. Edhe atëbotë ishte gjetur një pretekst. Dy shkrime të botuara, të cilat në fakt ishin përkthime nga agjencia serbe e lajmeve, Beta. Me këto Milosheviqi e çoi në gjyq “Kohën ditore” me synim mbylljen. Pastaj me 24 mars, forcat e tij hynë ne redaksi, e vranë rojën dhe shkatërruan gjithçka. Përkohësisht Milosheviqi e mbylli median, por pas disa javësh vazhduam punën në Tetovë dhe ja ku jemi edhe sot, të githë gazetarët, duke i dhënë profesionit më të mirën, por duke e bërë edhe Kosovën më median më të mirë në rajon.

Kisha menduar se ajo kohë nuk do të kthehej asnjëherë më. Kisha menduar se liria kishte ardhur përfundimisht me 12 qershorin e 1999.

Nga dje, kjo arritje e brezave është nën kërcënimin më serioz ndonjëherë. Në Kosovën që e pretenduam të lirë.

Por, gazetarët kosovarë e kanë dhënë provimin. Jo një herë. Shumë herë.

Mjerisht, Kosovës i është dhënë damka më e madhe, se ka pushtete që synojnë të mbyllin media. Si në Rusi e Bjellorusi, si në Serbi e Kore të Veriut.

Nuk do t’i lëmë! Nuk do t’ia dalin!

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI