Flash

"Thirrja jonë e fundit për qeverinë", Reuters jehonë protestës në Tiranë

Mijëra studentë shqiptarë u përballën sot me policinë në Tiranë, teksa protestonin kundër cilësisë së arsimit dhe mungesës së mundësive për punësim pas diplomimit. Përplasjet e dhunshme shënuan një eskalim të tensionit mes rinisë dhe qeverisë, duke lënë pas disa të lënduar dhe arrestime.

18:32

Vuçiç: Mallrat serbe nuk i ndal dot askush, Kurti do luftë

Lapsi.al 14 June 2023
Vuçiç: Mallrat serbe nuk i ndal dot askush, Kurti do luftë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është shfaqur mbrëmjen e sotme në RTS ku ka bërë deklarata të forta për situatën mes Kosovës dhe Serbisë. Ai thotë se çdo gjë tashmë është në udhëkryq dhe nuk është më e sigurt as garantimi i paqes. Sipas tij, është kaluar Rubikoni dhe se kthimi në normalitet do të jetë i vështirë.

“Jemi në udhëkryq. Jo për shkak të qëllimeve tona për të mos pasur paqe, por sepse është një njeri në Ballkan që dëshiron të ketë luftë dhe të provokojë luftë me çdo çmim”, - ka thënë Vuçiç.

Ai tha se sipas rregullave, Kosova nuk mund të vendosë ndalesë ndaj mallrave serbe dhe se me këtë lëvizje, Kurti dëshiron t’i sjellë serbët e Kosovës në një gjendje të rëndë urie.

“Asnjë shqiptar nuk është qëlluar, dhe që nga fillimi i vitit kemi pasur 6 serbë të qëlluar”, - ka thënë kreu i shtetit serb.

“Serbia do të jetë gjithmonë me popullin e Kosovës, nuk do të lejojë kurrë persekutimin e tyre” – tha ai.

Duke folur për ndalimin e 3 pjesëtarëve të policisë së Kosovës, Vuçiç tha se ata janë arrestuar 1.8 kilometra brenda kufirit në rrugën Orahovë - Gnjilicë.

“Është shumë larg Tresava-Batnjik ku kanë lënë veturën e tyre, ndërsa Kurti thotë se janë arrestuar 300 metra larg linjës. Çfarë po bënin 300 metra larg vijës, pa e lajmëruar KFOR-in. Ata nuk kanë çfarë të kërkojnë në atë zonë pa miratimin e Kfor-it”, - pyeti Vuçiç.

"Po bëhet një hetim. Ata nuk janë rrahur, as keqtrajtuar, as shpërfytyruar, gjë që u ndodh serbëve kur arrestohen nga policia e Kurtit. Gjatë arrestimit është marrë parasysh edhe dinjiteti i tyre", - tha Vuçiç. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Qeveria pezullon licencën e Tv Klan Kosova

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që udhëhiqet nga ministrja Rozeta Hajdari, përmes një komunikatë për medie, ka njoftuar se i është pezulluar...

20:21

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI