Flash

E rëndë në Itali, i riu shqiptar humb jetën në vendin e punës

Lapsi.al 14 June 2023
E rëndë në Itali, i riu shqiptar humb jetën në vendin e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës.

Mediat e huaja raportojnë se ka ndërruar jetë Sami Macakulli 23 vjeç, i cili ishte duke punuar në një shtyllë të tensionit të lartë në zonën e Brecias, ku i riu ka rënë duke humbur jetën në vend.

Raportohet se shqiptari ka qenë i lidhur me një kabull të trashë, që është këputur për arsye që nuk dihet ende, duke bërë që i riu të binte nga një lartësi prej 45 metrash. Edhe pse menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur 2 ambulanca dhe ekipi mjekësor, i riu nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Autoritetet italiane kanë nisur menjëherë hetimet në lidhje me këtë aksident fatal që i mori jetën 23-vjeçarit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI