Flash

Trump arrestohet në gjykatën e Miamit, por nuk pritet të shkojë në qeli

Lapsi.al 13 June 2023
Trump arrestohet në gjykatën e Miamit, por nuk pritet të

Ish-presidenti amerikan Donald Trump është arrestuar në gjykatën federale në Miami sapo ai u paraqit këtë të martë. Ai është paditur me akuza të reja për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara. Marshallët amerikanë kanë ndaluar ish-presidentin dhe i kanë marrë kopje elektronike të shenjave të gishtave të tij gjatë procedurave.

Ndihmësi dhe i bashkëpandehuri i Trump, Walt Nauta është arrestuar gjithashtu. Akuzat penale për çështjen e dokumenteve të klasifikuara të Departamentit të Drejtësisë po përshkallëzojnë rreziqet ligjore ndaj kandidatit kryesor të republikanëve për zgjedhjet e vitit 2024. Seanca pritet të ketë natyrë procedurale.

Trump do të pranojë fajësinë dhe do të ketë një diskutim për kushtet e lirimit të tij para gjykimit. Trump po përballet me 37 akuza pasi prokurorët pretendojnë se ai ka mbajtur në mënyrë të paligjshme informacione të rëndësisë kombëtare dhe se ka fshehur dokumente në kundërshtim me ligjet.

Ndihmësi i tij i ngushtë, Walt Nauta, u akuzua gjithashtu si i përfshirë në komplot për të penguar hetimin federal. Në rrjetet e tij sociale, Trump postoi përpara se të shkonte në gjykatë se ishte “Një nga ditët më të trishtuara në historinë e vendit tonë. Jemi komb në rrënim!!!”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI