Flash

Shqiptarja martohet me serbin: U takuam në Durrës, ndihem serbe si ai

Lapsi.al 13 June 2023
Shqiptarja martohet me serbin: U takuam në Durrës, ndihem serbe si ai

Një shqiptare nga Durrësi, Mira Dreaj, ka kurorëzuar dashurinë e saj ditën e djeshme në Leposaviq me serbin Dejan Slavkoviq.

Ata u martuan në Kishën Ortodokse në Soçanicë pasi Mira u konfertua në Ortodokse dhe pas dasmës ata kishin shëtitur në rrugët e Leposaviqit, aty ku dhe vijojnë protestat e serbëve dhe ku është strehuar edhe kryetari i komunës Lulzim Hetemi.

Mira rrëfeu historinë e saj të dashurisë me Slavkoviç të cilin e njohu në qytetin e Durrësit. Më tej shqiptarja tha se ndihet serbe, dhe se sipas saj ka shumë shqiptarë me origjinë serbe, që nuk e dinë një gjë të tillë.

“Unë u martova me Dejanin për dashuri, ne u takuam në Durrës. Njohja dhe shoqërimi ynë zgjati gjashtë muaj. Unë jam e lumtur që po kthehem në besimin e të parëve të mi. Tani ndihem serbe. Ka shumë njerëz në Shqipëri qe kanë origjinë serbe, dhe nuk e dinë, ose deri tani ata ishin të ndaluar ta dinin”, tha ajo. Ndërsa, dhëndri tha se Mira i ka thënë se do t’i lindë fëmijët e tyre si ortodoksë, në Kosovë.

“Faleminderit Mira që pranove të bëhemi një. Edhe nëse Mira nuk do të kishte pranuar besimin tim, unë nuk do të isha zemëruar. Kjo ishe dëshira e saj. Kjo më tha mua- Unë dua t’i lind fëmijët e tu si ortodoksë në Kosovën tënde dhe kjo më gëzoi shumë’’, tha ai.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI