Flash

Rama në konferencë/ A do e anulojë mbledhjen e qeverive me Albin Kurtin?

Lapsi.al 13 June 2023
Rama në konferencë/ A do e anulojë mbledhjen e qeverive me Albin

Një ditë para mbledhjes së planifikuar mes qeverisë së Shqipërisë me atë të Kosovës, kryeministri Rama lajmëroi një konferencë të jashtëzakonshme nga kryeministria. Në njoftimin për mediat nuk është specifikuar tema e konferencës por një burim nga qeveria ka rrëfyer për Lapsi.al se tensionet në godinën e kryeministrisë në Tiranë janë të larta pas ironisë me të cilën Albin Kurti përcolli propozimin për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës.

“Unë besoj se Rama beson që propozimi i tij është i mirë. Por nëse është kështu le t’ia propozojë atë presidentit serb Vuçiç në një nga mbledhjet e përbashkëta të Ballkanit të Hapur, që ta zbatojë për shqiptarët e Preshevës, Bujanovcit edhe Medvegjës. Pikërisht për këtë kryeministrin e Shqipërisë e detyron edhe neni 8 pika 1 e kushtetutës së Shqipërisë” ironizoi Kurti.

Kjo përgjigje duket se ka çuar në anulimin e mbledhjes së përbashkët të qeverive për ditën e nesërme që ishte planifikuar të zhvillohej në Gjakovë. Vendimi ende nuk është zyrtar, por duket se për momentin mbledhje e dy qeverive ku do të nënshkruheshin 13 marrëveshje është në fije të perit.

Lexo edhe: Ekskluzive/ Tensionet Rama Kurti rrezikojnë mbajtjen e mbledhjes mes dy qeverive

 

Të këshilluara

Konfiskohet prona e Julit të Pashakos

Ditën e sotme, ish-të dënuarit për drogë Julian Sulo, i është konfiskuar një apartament në Durrës, me vlerë 120 mijë euro. Por 43-vjeçari nga Lushnja është një ...

14:28

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI