Flash

Në kërkim në Itali për plagosje dhe grabitje, kush është 38-vjeçari i arrestuar në Shkodër

Lapsi.al 13 June 2023
Në kërkim në Itali për plagosje dhe grabitje, kush

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 38-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për grabitje me armë dhe plagosje. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi Agron Ndoci, banues në Velipojë, ndërkohë ai do të ekstradohet drejt Italisë.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin e tyre. Finalizohet nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Xhabija”.

Kapet në Shkodër dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për grabitje me armë dhe plagosje. Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes DVP Shkodër dhe Interpol Tirana, u organizua operacioni policor i koduar “Xhabija”, për kapjen e shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjatë operacionit, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në lagjen ‘’Xhabije’’, Shkodër, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin:

– Agron Ndoci, 38 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Triestes, Itali, më datë 08.05.2023, ka lëshuar urdhrin e arrestit për veprat penale “Grabitja me armë” dhe “Plagosja”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Të këshilluara

Konfiskohet prona e Julit të Pashakos

Ditën e sotme, ish-të dënuarit për drogë Julian Sulo, i është konfiskuar një apartament në Durrës, me vlerë 120 mijë euro. Por 43-vjeçari nga Lushnja është një ...

14:28

“Kape Bitin” me Credins bank & Mastercard!

Credins bank dhe Mastercard vijnë me super bashkëpunim, duke shpërblyer sërish klientët besnikë në këtë 20 vjetor të bankës Credins. Dy brandet lider në industr...

13:27

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI