Flash

Mllefi i Gazment Bardhit/ Çfarë kërkon djali plangprishës i Lulzim Bashës

Lapsi.al 13 June 2023
Mllefi i Gazment Bardhit/ Çfarë kërkon djali plangprishës

Një nga kuajt e betejave të Lulzim Bashës brenda në parti, Gazment Bardhi ka marrë trajtat e rebelit këto ditë brenda PD-së së vulës, që duket e destinuar të tkurret në qerthullin e inateve të brendshme.

E ka hedhur pas krahëve kohën kur e ndiqte Lulzim Bashën me verbërinë e një bindjeje, që buronte nga mirënjohja për atë që i hapi dyert e politikës, duke e emëruar përkohësisht ministër drejtësie.

Si në rastin kur mbrojti qorrazi Kuvendin e 18 dhjetorit, një aktivitet ku 5005 delegatë u tha se mund të uleshin në një sallë me 1958 karrige. Si atëherë kur pranoi të kalojë në heshtje një dorëheqje të Bashës që nuk u zyrtarizua kurrë, pas të cilës pranoi të ngrijë organet e Partisë Demokratike, për sa kohë Enkelejd Alibeaj vetëquhej kryetar.

“Jam i shqetësuar për legjitimitetin e kryetarit të ri të PD nga një proces që ka pikëpyetjet e veta, do ishte vrastare, futja e PD në një tjetër ngërç që vë në pikëpyetje legjitimitetin e institucionit”, deklaroi sot në media.

Me të njëjtën kokëfortësi që i përgjigjej dhunës verbale të militantëve të Berishës, Bardhi kundërshton sot falsitetin e rikthimit të Lulzim Bashës si kryetar.

Por sipas llogarive që ka bërë prej kohësh, Basha do të jetë kryetar pas zgjedhjeve të 29 Korrikut. Edhe pa Bardhin, edhe pa grupin e deputetëve që nuk e mbështesin më.

Lexo edhe: Zgjedhja e kryetarit/ Si u nda PD e vulës nga rikthimi i Bashës

Lexo edhe: Plani i Bashës, që i la me gisht në gojë Bardhin e Tabakun

Kërkesa e tyre është që vendimet t’i marrë Këshilli Kombëtar. Vendimet e rëndësishme të partisë duhet të miratohen nga Këshilli Kombëtar. E po ashtu është Këshilli Kombëtar është ai i cili miraton Komisionin Zgjedhor që do të merret me menaxhimin e zgjedhjeve në parti.

Neni 53 i Statutit thotë se anëtare të këtij komisioni propozohen nga Kryetari i PDSH-së, emërohen nga Kryesia dhe miratohen nga Këshilli Kombëtar. Antarët e këtij komisioni kanë kaluar tashmë me Berishën dhe Basha ka komanduar disa emra të përkohshëm.

Bardhi e ka të qartë që Këshilli Kombëtar nuk mblidhet dot, pasi edhe aty një pjesë e mirë e antarëve janë larguar dhe kjo do të kërkonte zgjedhje të krerëve të degëve, një rrjedhojë që e bën të pamundur të gjithë procesin.

Praktikisht Këshilli është thuajse inekzistent për shkak të largimeve masive drejt Berishës. Në PD e vulës, edhe degët e partisë janë shkrirë. Jo më kot, nuk u arrit të gjendeshin kandidatë për pjesën më të madhe të bashkive të vendit. Një parti pa antarë, kërkon kryetar.

Në këtë situatë, Bardhi i ka dhënë zë atyre që nuk gjejnë më asnjë kuptim në atë që po ndodh.

Në këtë konfuzion politik, Basha është një hap para.

I kishte llogaritur të gjitha; edhe vendimin e gjykatave që do t’ia rimerrnin vulën Berishës, edhe humbjen e Berishës në zgjedhje, edhe mbajtjen përreth tij të një grushti besnikësh që janë gati të luajnë të njëjtën lojë të betejave, që sapo kanë filluar përballë Edi Ramës.

Në mbledhjen e fundit të kryesisë, argumentat e Bardhit, Tabakut, Sulës, Korreshit e të tjerëve morën si përgjigje një breshëri sharjesh dhe shantazhesh rruge. Në fund, mbeten pakicë.

Farsa, tek e cila Bardhi dhe deputetët e vulës nuk gjejnë më kuptim, do të vazhdojë. Partia pa antarë, do të ketë një kryetar./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI