Flash

Del video e arrestimit të organizatorit të përleshjeve në veri të Kosovës

Lapsi.al 13 June 2023
Del video e arrestimit të organizatorit të përleshjeve në
Milun Milenkovic- Llune quhet personi që është arrestuar në Mitrovicën e Veriut. Nga pamjet e filmuara me celular duket që ai është duke u neutralizuar në një ndërtesë në "Mëhallën e boshnjakëve", ku kanë mbetur të plagosur edhe tre policë të Kosovës.   Persona të mbledhur në afërsi të shkollës teknike janë dëgjuar duke brohoritur “tradhti” dhe slogane me përmbajtje ofenduese ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, teksa ka njoftuar se në këtë aksion është arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it. "Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkoviq- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal 'Mbrojtja Civile' dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës", tha ministri në Facebook. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti sqaroi se i arrestuari është drejtues i Mbrojtjes Civile në Veri. “Mund të konfirmojmë se sot më datë 13.06.2023, në komunën Mitrovicë Veri, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për disa vepra penale. Gjatë arrestimit të personit të dyshuar është lënduar lehtë një zyrtar policor. Pas operacionit njësitet policore kanë hasur në rezistencë dhe janë sulmuar 2 zyrtarë policorë të rendit raportohet të jenë lënduar lehtë. Të gjitha njësitë relavante policore janë duke u marrë me rastin dhe ofrimin e sigurisë”, tha Mehmeti për Express. https://lapsi.al/2023/06/13/albin-kurti-ironizon-keq-propozimin-e-rames-per-asocacionin/

Të këshilluara

Konfiskohet prona e Julit të Pashakos

Ditën e sotme, ish-të dënuarit për drogë Julian Sulo, i është konfiskuar një apartament në Durrës, me vlerë 120 mijë euro. Por 43-vjeçari nga Lushnja është një ...

14:28

“Kape Bitin” me Credins bank & Mastercard!

Credins bank dhe Mastercard vijnë me super bashkëpunim, duke shpërblyer sërish klientët besnikë në këtë 20 vjetor të bankës Credins. Dy brandet lider në industr...

13:27

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI