Flash

Konfiskohet prona e Julit të Pashakos

Lapsi.al 13 June 2023
Konfiskohet prona e Julit të Pashakos

Ditën e sotme, ish-të dënuarit për drogë Julian Sulo, i është konfiskuar një apartament në Durrës, me vlerë 120 mijë euro. Por 43-vjeçari nga Lushnja është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare.

Ai njihet edhe si “Juli i Pashakos”, ndërsa ka qenë një nga personat e shoqëruar si të dyshuar për masakrën në Lushnje, ku u ekzekutuan Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, miq të nipit të Aldo Bares, Laert Haxhiut. Sula u vetëdorëzua në polici pas vrasjes së dy të rinjve, por u lirua më pas për mungesë provash.

Në 2016, Julian Sulo u plagos pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër në një pikë bastesh, në lagjen “Skënder Libohova”.

Lokali në fjalë ishte në pronësi të Arjan Aliços, i njohur ndryshe si “Arti i Braçes”, një i dënuar më parë për vrasje dhe që njihet si një nga ‘ushtarët’ e Aldo Bares.

Ai u qëllua me thikë rreth 20 herë dhe me leva aq sa u la si i vdekur buzë rruge dhe u shpëtua nga një kalimtar i rastit. Sula nuk përmendi kurrë emrin e ‘ushtarit’ të. Aldo Bares si autor, por Arjan Aliçko mori përsipër krimin dhe ndodhet në burg.

Ndërkohë në 2018 Sulos iu sekuestruan edhe 70 mijë euro dhe një makinë superluskoze me vlerë 100 mijë euro.

Të këshilluara

“Kape Bitin” me Credins bank & Mastercard!

Credins bank dhe Mastercard vijnë me super bashkëpunim, duke shpërblyer sërish klientët besnikë në këtë 20 vjetor të bankës Credins. Dy brandet lider në industr...

13:27

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI