Flash

BE për planin e Kurtit: Nuk kemi parë hapa vendimtarë dhe të menjëhershëm

Lapsi.al 13 June 2023
BE për planin e Kurtit: Nuk kemi parë hapa vendimtarë dhe të

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se ka pranuar një letër nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që përmban planin e tij pesëpikësh për uljen e tensioneve në veri, por blloku evropian aktualisht tha se konsideron që kryeministri kosovar “nuk ka ndërmarrë hapa të duhur”.

Zëdhënësi i BE-s, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë se në Bruksel se po vazhdojnë të shqyrtohen masat e mundshme ndaj Kosovës, nëse ndërkohë nuk merren hapat e duhur.

“Deri më tani nuk kemi parë asnjë hap të menjëhershëm dhe vendimtarë nga kryeministri Kurti. Zhvillimet e fundit në veri të Kosovës vetëm dëshmojnë se përshkallëzimi po vazhdon dhe kjo shkon kundër interesave të Kosovës dhe të gjithë njerëzve në Kosovë”, tha Stano.

Më 13 qershor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se i ka dërguar Borrellit një plan prej pesë pikash, që sipas tij, do të ndihmonte në uljen e tensioneve në veri. Këtë plan, ai e ka diskutuar edhe me përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it.

“Diskutimet mes vendeve anëtare janë duke vazhduar dhe përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell, është në kontakt të përhershëm me liderët e rajonit dhe ata të vendeve anëtare të BE-së”, tha Stano.

Tensionet në veriun e Kosovës nisën më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq të vendosen në objektet komunale, me gjithë rezistencën e banorëve lokalë. Këta kryetarë u zgjodhën më 23 prill, votime që u bojkotuan nga partitë dhe popullata lokale serbe./rel

Të këshilluara

Konfiskohet prona e Julit të Pashakos

Ditën e sotme, ish-të dënuarit për drogë Julian Sulo, i është konfiskuar një apartament në Durrës, me vlerë 120 mijë euro. Por 43-vjeçari nga Lushnja është një ...

14:28

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI