Flash

Anullimi i takimit/ Rama thellon krizën duke goditur Kurtin

Lapsi.al 13 June 2023
Anullimi i takimit/ Rama thellon krizën duke goditur Kurtin

Ashtu sikurse njoftoi paraprakisht Lapsi.al, Edi Rama e ka anulluar takimin e përbashkët mes dy qeverive që do të mbahej të mërkurën në Gjakovë duke pretenduar se kriza është aq e madhe, sa kabinetet e dy vendeve nuk mund të bëjnë me gjasme. Rama pohoi, në një konferencë urgjente për shtyp, se ai në vend të takimit të parashikuar prej kohësh kishte propozuar në bisedë kokë më kokë, për të folur për gjendjen kur Prishtina rezikon sanksione ndaj ndërkombëtarëve. Sipas tij Kurti nuk e ka pranuar këtë ndryshim të beftë të planëve prandaj çdo tratëtivë ka mbetur në vend.

Lexo me tej:

Si e argumentoi Rama vendimin për të anuluar mbledhjen e dy qeverivë në Gjakovë 

Pra edhe nga fjalët e kryeministrit shqiptar kuptohet lehtësisht se takimi është anulluar nga Tirana, madje personalisht nga Rama.

Po pyetja është përse?

Natyrisht për të thelluar presionin ndaj Kurtit ashtu sikurse po bën edhe Vuçiçi që kur bojkotoi institucionet, nuk morri pjesë në zgjedhje dhe nxori bandat e armatosura të godasin mbi forcat e rendit.  Duke anulluar një takim të parashikuar qeveria shqiptare distancohet nga qeveria e Kosovës dhe përforcon përshtypjen se kjo e fundit është në krizë.

Albin Kurti i përgjigjet Ramës. E ironizon keq propozimin për asocacionin 

Gjithmonë është përfolur se Rama dhe Vuçiçi kanë pasur një plan për të mos toleruar në Prishtinë asnjë lider që nuk i shkon pas avazit atyre. Dhe si rastësisht kriza që po provokon kryeministri shqiptar përputhet me atë të para pak ditëve të presidentit serb se me Albin Kurtin nuk mund të diskutohet. Pra qëllimi nuk është shpëtimi i Kosovës por i atij që po e mbron atë në mënyrën e vet.

©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI