Flash

Sot 24 vjet nga largimi i ushtrisë serbe nga Kosova

Lapsi.al 11 June 2023
Sot 24 vjet nga largimi i ushtrisë serbe nga Kosova

Sot, bëhen 24 vjet nga tërheqja e forcave kriminale ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e pushtimit serb. Ushtria serbe është dorëzuar nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare në tokë dhe bombardimeve të NATO-së që e kanë detyruar të nënshkruajë marrëveshjen e kapitullimit më 9 qershor të vitit 1999 në Kumanovë.

Marrëveshja është nënshkruar nga Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviç, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid në Kosovë.

Ndër të tjera në marrëveshje parashihej:

c) që nga Kosova të largohen të gjithë personat dhe organizatat me aftësi militare, duke përfshirë armatën e rregullt dhe forcat e marinës, civilë të armatosur, paramilitarë, forcat ajrore, garda kombëtare, policia kufitare, rezervistët, policia ushtarake, shërbimet informative, MUP-it, policia lokale, speciale, antirebeliste, antiterroriste dhe çdo grup i përcaktuar kështu nga KFOR-i.

d) u caktua një zonë sigurie ajrore 25 kilometra përtej kufirit të Kosovës, e ndërsa në pikën

e) u caktua një zonë 5 kilometrash përtej kufirit me RFJ-në që nuk guxonte të vendosen armatimet e rënda dhe ushtria, përveç ushtarët kufitarë.

Sulmet që vazhduan për 78 ditë u ndalën më 10 qershor, pasi Komandanti Suprem i NATO-së, gjenerali Wesley Clark i ka raportuar Këshillit të Atlantikut Verior se sulmet ajrore kanë detyruar pushtuesin serb të fillonin tërheqjen e plotë të forcave nga Kosova.

Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë ka nisur edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara-UNMIK, i cili ka administruar vendin deri në shpalljen e Pavarësisë, më 17 shkurt të vitit 2008./KosovaPress

LEXO EDHE: Sot u mbushën 24 vjet/ Si u thye kufiri nga UÇK në betejën e përgjakshme të Koshares

Të këshilluara

Investigimi/ Kush e tradhtoi Ana Frankun

"Përshëndetje. Hebrenjtë fshihen në fund të rrugës 263 Prinsengracht në Amsterdam." "Nga e di ti?" "E di". "Dhe kush je ti?" "Askush". Kjo mund të ketë qenë bis...

20:48

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI