Flash

Shpërbëhet grupi që shpërndante kokainë në Greqi, në pranga edhe drejtuesi shqiptar

Lapsi.al 11 June 2023
Shpërbëhet grupi që shpërndante kokainë në Greqi,

Një grup prej pesë personash, pjesë e një organizate kriminale e përfshirë në shitjen e kokainës, është shpërbërë pasi pjesëtarët e tij janë arrestuar nga autoritetet greke. Mësohet se grupi drejtohej nga një shtetas shqiptar, i cili kishte si detyrë edhe gjetjen e klientëve.

Operacioni për arrestimin e tyre është bërë javën e kaluar nga Departamenti i Prokurorisë në Patra, ndërsa personat akuzohen se trafikonin drogën në Achaia dhe Attiki.

Nuk dihet ende burimi ku drejtuesi shqiptar siguronte drogën, por janë zbuluar banesat në Pire ku fshihej kokaina. Megjithatë, për të mbuluar gjurmët, anëtarët e organizatës kriminale përdorën një kafene në Neo Faliro që i përkiste një të afërmi të drejtuesit.

‘E çuditshmja e kësaj kafeneje është se drejtuesi shfaqet si përgjegjës dhe anëtarët e tjerë si punonjës apo klientë. Siç mësohet, dërgesat e drogës kryheshin aty, ndërsa kishin në posedim edhe një “telefon shërbimi” që e përdornin për të komunikuar me klientët. Paratë i merrte gjithmonë drejtuesi i cili informohej me çdo detaj se si shkonte trafiku i drogës. Ata kishin në dispozicion edhe automjete që përdoreshin edhe për të fshehur drogën’, thuhet në dosjen hetimore, sipas mediave greke.

Gjithashtu raportohet se anëtarët e grupit të drogës përdornin kode, me qëllim për të mos u zbuluar nga autoritetet.

Çmimi i shitjes për një gram ka qenë 50 euro ndërsa gjysmë grami është shitur për 30 euro. Klientëve “të mirë” u është bërë edhe zbritje në çmim, ndërsa ata që nuk paguanin nuk merrnin derisa të paguanin ose të shlyenin borxhin.

Klientela e tyre ishte e mjaftueshme dhe vetëm brenda pak ditësh nga data 8 deri më 23 maj kishin arkëtuar 5850 euro nga shitja e kokainës dhe kanabisit.

Të këshilluara

Flet Kurti: Kosova është aleat i SHBA dhe BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për situatën në veri të vendit në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Kurti tha se Koso...

13:57

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI