Flash

Bild: Skandal në finalen e Champions, City nuk duhet të luante

Lapsi.al 11 June 2023
Bild: Skandal në finalen e Champions, City nuk duhet të luante

Një nga gazetat më të mëdha në Gjermani, Bild e ka konsideraur “një skandal” finalen e Champions League të shtunën mbrëma. Gazeta thotë se shkak për këtë qëndrim të saj nuk është mungesa e një skuadre gjermane, por sepse Manchester Cityn që zbriti në fushë fitoi një titull që nuk i takonte.

“Bild” shkruan se skuadra e Guardiolës, Gündogan dhe Haaland është në pronësi të një kompanie shtetërore nga Abu Dhabi e cila posedon 78% të aksioneve. “UEFA e kishte përjashtuar Manchester City nga të gjitha garat Evropiane për 2 vjet duke nisur nga sezoni 2020/21 për shkak të marrëveshjeve të dyshimta që ata kishin bërë, por në fund Gjykata e CAS i konsideroi ato si të rregullta.

Premier League e akuzon këtë kompani për më shumë se 100 shkelje të rregullave. Oh, në fakt, nuk ka rëndësi! Tani jetojmë në një Evropë futbolli krejtësisht të ndryshme” – shkruan ndër të tjera Bild që akuzon insitucionet e futbollit se përdorin standarde të ndryshme për skuadra të ndryshme duke favorizuar më të pasurit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Flet Kurti: Kosova është aleat i SHBA dhe BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për situatën në veri të vendit në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Kurti tha se Koso...

13:57

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI