Flash

Beleri kërkon të shpallë të paligjshme përgjimet

Lapsi.al 11 June 2023
Beleri kërkon të shpallë të paligjshme përgjimet

andidati fitues në zgjedhjet e 14 Majit për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit me ankim, kundër vendimit të Gjykatës së Vlorës që lejoi përgjimin e tij në datën 10 Maj.

Nëpërmjet avokatëve të tij, Beleri kërkon të shpallë të paligjshme përgjimet audio dhe video në vende private, të bëra me urdhër të Prokurorisë dhe që u konsideruan të ligjshme më pas edhe nga Gjykata e Vlorës.

Mbrojtësit e Fredi Belerit, thonë se vendimi që angazhoi grupet operacionale për përgjimin e tij nuk ka datë dhe orë të fillimit dhe mbarimit të veprimit, ashtu sikurse as kërkesa për vleftësimin e tyre, duke e bërë atë të paligjshëm.

Megjithatë, këto përgjime siguruan provat kryesore kundër kandidatit fitues në Bashkinë e Himarës që tregonin përfshirjen e tij në shit-blerjen e votave për zgjedhjet lokale të 14 majit dhe që e lanë atë në qeli pa afat.

Gjykata e Posaçme e Apelit do e shqyrtojë këtë kërkesë në datën 16 Qershor në Dhomë Këshillimi, teksa gjyqtari i cili do ta vlerësojë atë është Florjan Kalaja.

SPAK thotë se të dhënat e siguruara nga hetimet e Prokurorisë së Vlorës, tregojnë 3 biseda të një infiltrurari me Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin, ku flitet për sigurimin e votave për zgjedhjet e 14 Majit.

Në një nga bisedat e regjistruara, Kokaveshi dëgjohet të thotë se 4 nga 12 emrat e sjella nga bashkëpunëtori i kishin kapur më parë dhe i dha atij 40 mijë Lekë vetëm për 8 vota.

Të këshilluara

Flet Kurti: Kosova është aleat i SHBA dhe BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për situatën në veri të vendit në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Kurti tha se Koso...

13:57

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI