Flash

Shakira dhe Lewis Hamilton në fazat e para të romancës

Lapsi.al 10 June 2023
Shakira dhe Lewis Hamilton në fazat e para të romancës

Shakira dhe Lewis Hamilton janë në fazat e hershme të lidhjes, sipas mediave ndërkombëtare.

Një burim i tha revistës ‘People’ se këngëtarja po del me yllin e F1 pas ndarjes së saj nga Gerard Pique vitin e kaluar. "Ata po kalojnë kohë së bashku dhe janë në fazën e njohjes", tha një burim i afërt me të dyja palët. "Është argëtuese dhe flirt."

Lajmet vijnë pasi të dy u panë duke kaluar kohë së bashku në disa raste - si në Spanjë ashtu edhe në Miami.

46-vjeçarja mori pjesë në Çmimin e Madh të Spanjës në F1 në Barcelonë, ku 38-vjeçari garoi për Mercedes dhe doli në vendin e dytë. Menjëherë pas kësaj, dyshja dolën për darkë me një grup miqsh, përfshirë Fai Khadra, dhe mund të shiheshin afër me njëri-tjetrin në një foto. Muajin e kaluar, Shakira u pa duke shijuar një ditë me varkë me Hamilton në Miami. Shakira dhe Hamilton besohej se janë takuar në Downtown Miami pas garës së F1 një natë më parë.

Shakira dhe Piqué, me të cilët ajo ka djemtë Sasha dhe Milan, u ndanë pasi ylli i futbollit e tradhtoi me të dashurën e tij tashmë Clara Chia Marti.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI