Flash

Asociacioni/ Vjen reagimi i parë i qeverisë së Kosovës për draftin e Ramës

Lapsi.al 9 June 2023
Asociacioni/ Vjen reagimi i parë i qeverisë së Kosovës

Zyra shtypit e kryeministri Albin Kurti ka reaguar lidhur me draft-statutin e kryeministrit Edi Rama për asociacionin. Në përgjigje të interesimit të gazetarit të Euronews Albania, Kosovë Gjoci, zyra e shtypit e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti sqaron se “çështja e marrëveshjeve të mëhershme për asociacionin e komunave me shumicë serbe është çështje e funksionalitetit të shtetit të Kosovës” dhe se "nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje pasi Ndërmjetësues kemi shumë”.

“Çështja e kryetarëve të katër komunave në veri të vendit është çështje e respektimit të kushtetutës, sundimit të ligjit dhe ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve tanë, që për shkak të bojkotit të diktuar nga Serbia u kishin munguar për plot 6 muaj.

Çështja e marrëveshjeve të mëhershme për asociacionin e komunave me shumicë serbe është çështje e funksionalitetit të shtetit të Kosovës dhe kjo u dëshmua me draftin e prezantuar nga Ekipi Menaxhues që drejtohej nga deputetja e Vuçiqit që synonte një Republika Srbska në Kosovë dhe së fundmi me Non-paperin e Akademisë së Shkencave dhe e Artit e Serbisë që flet për “Botën Serbe”.

Në të dy rastet në pyetje është Kosova. Në të dy rastet rreziku është Serbia. Ata që janë të lirë në qëndrime dhe pa ndonjë ngarkesë, e kuptojnë këtë. Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje. Ndërmjetësues kemi shumë”, - thuhet në reagimin e zyrës së shtypit të kryeministrit Kurti. /Euronews Albania

Të këshilluara

Boris Johnson jep dorëheqjen si deputet

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka dhënë dorëheqjen si deputet me efekt të menjëhershëm. Shkak është bërë një raport hetimor parlamentar ku ai akuzohet ...

22:53

Modeli i rrugëve të Rilindjes

Nga Ola Xama By Pass-i i Vlorës është inaguruar dy herë zyrtarisht. Herën e parë rruga u hap për të eklipsuar protestën e vjetshme të opozitës dhe një javë ...

20:00

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI