Flash

Zgjedhja e kryetarit/ Si u nda PD e vulës nga rikthimi i Bashës

Lapsi.al 8 June 2023
Zgjedhja e kryetarit/ Si u nda PD e vulës nga rikthimi i Bashës

Lulzim Basha po paguan një çmim tepër të lartë për t’u rikthyer në krye të PD-së. Edhe ata deputetë që i kishin mbetur, janë në dilemë nëse duhet ta pranojnë si kryetar apo të largohen nga një projekt politik, që i vë në dyshim mandatet në 2025.

Në thelb të çarjes është dorëheqja false e Lulzim Bashës që rezultoi një manovër për t’u kthyer sërish në postin e kryetarit.

Mbledhja e fundit e kryesisë tregoi se në PD e vulës janë krijuar dy grupime, i pari që synon kthimin e Bashës në krye të partisë dhe që votoi pro zgjedhjeve në 29 Korrik. Grupimi i dytë që ka besuar se dorëheqja e Bashës ishte reale dhe se ai është sinonim i humbjes së garantuar. Këta votuan kundër ose refuzuan të votojnë për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar.

Përplasja u përshkallëzua kur një grup personash mbështetës të Lulzim Bashës, kërcënuan dhe shanë deputetët që i dolën kundër.

https://lapsi.al/2023/06/07/plas-prape-ne-pd-basha-prodhon-carjen-e-dyte-brenda-partise/

Pas situatës së krijuar në mbledhjen e Kryesisë të së martës, deputetët e quajtën Bashën orkestrues të dhunës ndaj tyre.

Gazment Bardhi foli për grupe paramilitare, për “dhunë verbale, presion dhe shantazhe ndaj deputetëve të PD që mendojnë ndryshe”.

Por Enkelejd Alibeaj, mbështetës i Bashës ka mohuar akuzat. “Jo s’ishte presion. Nuk ka pasur asnjë dhunë, fjalë ka pasur. Bardhi ishte emocional” tha Alibeaj.

“Do dënoj dhunën verbale, shantazhet, dhunën ndaj gazetarëve edhe kur vijnë nga anëtarë të PD apo jo anëtarë, të cilët deri në këtë moment kanë menduar njësoj si unë” iu përgjigj Bardhi.

“Është Basha. I ka orkestruar ai” u shpreh Bledion Nallbati. “Ajo që ka ndodhur atë natë ka qenë më shumë sesa e turpshme. Falë gazetarëve nuk pati përplasje fizike” tha deputeti tjetër, Lefter Gështenja.

Vetë Lulzim Basha e dënoi dhunën ndaj kolegëve të tij, por duke e minimizuar atë. “Dënoj me forcë çdo sjellje kërcënuese. Të përjashtohen ata që dhunuan deputetë e gazetarë” tha ai ndërsa hynte në parlament.

Pak orë më vonë u pa duke biseduar me disa nga deputetët që u shanë pas mbledhjes së kryesisë. Më e pakta që mund të bëjë, është të ruajë grupimin që i ka mbetur. Nga qëndrimi që mban duket se ka të njëjtin hall si ata që kërcënonin deputetët se do të përgjigjeshin personalisht nëse kalonin me Berishën./Lapsi.al

VOTUAN PRO PROPOZIMIT TË BASHES NË MBLEDHJEN E KRYESISË

1. ENKELEJD ALIBEAJ

2. FLUTURA AÇKA

3. JEMIN GJANA

4. TAULANT ZENELI

5. ENDRI HASA

6. INDRIT SEFA

7. KRESHNIK ÇOLLAKU

8. ROLAND BEJKO

9. GENTIAN GABA

10. AGRON KAPLLANAJ

11. ARBIA GALLIU

12. FITIM ZEKTHI

13. GAZMEND KODUZI

14. MERITA BAKIU

15. ORJOLA PAMPURI

16. TAULANTA JUPI

17. XHEMAL GJUNKSHI

VOTUAN KUNDER PROPOZIMIT TË BASHES

1-Jonila Godole

2-Flamur Hoxha

ABSTENIME

Jorida Tabaku

Juela Hamati

Oriela Nebiaj

REFUZUAN TE VOTONIN PROPOZIMIN E BASHES

1-Gazmend Bardhi

2-Dashnor Sula

3-Saimir Korreshi

4-Helidon Bushati

5-Bledion Nallbati

6-Dhurata Çupi

7-Lefter Geshtenja.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI