Flash

Kurti për AP: Eskobar dhe Lajçak të njëanshëm, më sjellin kërkesat e Serbisë

Lapsi.al 8 June 2023
Kurti për AP: Eskobar dhe Lajçak të njëanshëm,

Kryeministri i Kosovës u ankua për njëanshmëri ndaj vendit të tij nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dhe tolerancë ndaj atij që ai e quajti regjimi autoritar i Serbisë. Në një shkrim të agjencisë Associated Press, Kurti thotë se kabineti i tij ka një mendim tjetër. “Ne këmbëngulim se që të sillesh mirë me një autokrat nuk e bën atë të sillet më mirë. Përkundrazi”, - tha ai.

Të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së për bisedimet Kosovë – Serbi, përkatësisht Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak “vijnë tek ne me kërkesa, me kërkesat e palës tjetër”, - tha ai në një intervistë për Associated Press.

AP kujton se së fundmi “serbët etnikë u përleshën me policinë e Kosovës dhe më pas me forcën paqeruajtëse të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, duke lënë 30 ushtarë dhe mbi 50 serbë të plagosur dhe duke provokuar frikën e rinovimit të konflikteve të përgjakshme në rajon”.

“Fuqitë perëndimore nuk duhet të kënaqin Beogradin, problemin rrënjësor të dhunës në Ballkanin Perëndimor” - thotë Kurti.

Agjencia ka intervistuar edhe Lars-Gunnar Wigemark, kreun në largim i Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit, i njohur si EULEX. Ai thotë se gjatë konfrontimit të dhunshëm të javës së kaluar "pati lëndime shumë të rënda nga disa ushtarë të KFOR-it". “Kishte dhunë të llojit më të keq. Të gjithë thonë se jemi me fat që nuk ka pasur viktima” - shtoi ai. Pasi kësaj, NATO tha se do të dërgonte 700 trupa shtesë në veri të Kosovës.

Wigemark tha se do të vinte koha kur policia civile e EULEX-it, e cila nuk ka më kompetenca ekzekutive, por vetëm "monitorimin dhe udhëzimin e policisë së Kosovës", nuk do të jetë e nevojshme në Kosovë. “Por kushtet nuk janë ende për këtë” - tha ai. Diplomati evropian nuk përjashtoi që NATO mund të vendosë të sjellë “mijëra trupa ushtarake” në Kosovë.

"Nëse situata bëhet gjithnjë e më e paqëndrueshme, nëse fillon të përshkallëzohet përsëri, sigurisht, ky është një opsion" – tha ai.  ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Populli dhe banda me uniformë

Një grup pesë-gjashtë burrash, ndonjëherë më shumë, i afrohen një personi. Ai është i paarmatosur, zakonisht i...

12:12 Neritan Sejamini

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI