Flash

Dëshmia e gazetarit: Pasi dha dorëheqjen, Jorida Tabakun e shanë dhe ofenduan!

Lapsi.al 7 June 2023
Dëshmia e gazetarit: Pasi dha dorëheqjen, Jorida Tabakun e shanë

Lulzim Basha është rikthyer në PD e vulës me kërcënime dhe shantazh për deputetët që besuan se ai ishte larguar dhe kërkonin të hapnin një garë reale për atë që ka mbetur nga kjo forcë politike. Gazetari i Syri Tv, Ermal Riza ka treguar dëputetët janë kërcënuar dhe janë sharë nga familja gjatë mbledhjes, në presion për të votuar për një datë për zgjedhjet për kryetar të PD-së. Duke parë situatën që u krijua, Jorida Tabaku ka dhënë dorëheqjen dhe për këtë ka dalë në një deklaratë për mediat në orët e vona të ditës së djeshme.

“Pas deklaratës një nga militantët e ofendoi Jorida Tabakun dhe ajo i kthehet” ka treguar gazetari Ermal Riza. “Kur shoh atë (deklaratën) duhet ditur që e ofendojnë, përballë pati 30 burra që e shikonin se çfarë do thoshte dhe kur mbaroi e ofenduan” tha gazetari duke shtuar se kur është larguar nga selia Jorida Tabaku është dashur të shoqërohet nga shoferi i Gazment Bardhit sepse kishte frikë të dilte, duke parë kërcënimet dhe dhunën ndaj deputetëve të tjerë që nuk ishin dakort me Bashën.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI