Flash

Lirohet biznesmeni që dha ryshfet për tenderin në Ministrinë e Ogerta Manastirliut

Lapsi.al 6 June 2023
Lirohet biznesmeni që dha ryshfet për tenderin në Ministrinë

Gjykata la në arrest shtëpie biznesmenin, Vladimir Topi, kompania e të cilit fitoi një tender relativisht të vogël nëpërmjet ryshfetit që i dha sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro. Në qeli është lënë Silvi Shehi, inxhinierja e kompanisë "Dricons", që kreu dorëzimin e parave, rreth 330 mijë lekë. Tenderi kishte objekt supervizimin dhe rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës.

Shuma e parave është marrë në banesën e administratorit nga Silvi Shehi, i cili ja ka dhënë më pas zyrtares tjetër, Laureta Sheto, që ishte personi që kishte njohje dhe mbante kontakte me Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale.

Dy zyrtaret, Joana Duro dhe vartësja e saj Laura Sheto u lanë në burg nga GJKKO me vendim të datën 5 qershor për veprat penale “Korrupsionit pasiv dhe aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI