Flash

Kulisat e arrestimit/ Prangat për Dakon një kalkulim politik

Lapsi.al 6 June 2023
Kulisat e arrestimit/ Prangat për Dakon një kalkulim politik

Drejtësia e komanduar si me regji ka bërë sot një rokadë në majë të pushtetit socialist, pasi ka liruar nga burgu ish ministrin e brendëshëm Saimir Tahiri duke plasur në qeli Vangjush Dakon. Prej disa ditësh në media SPAK-ut, një institucioni të ngritur për të mos i dalë sekretet, i kishin rrjedhur fjalët se Dakos po i afrohej burgu. Thashethemet u vërtetuan sot pas mesditës kur ia behu edhe urdhëri i arrestimit. Zyrtarisht Dako akuzohet për shpërdorim detyre, në lidhje me një pallat të ndërtuar në qendër të qytetit të Durrësit, godinë e cila pësoi dëme të mëdha nga tërmeti i vitit 2019. Banorët kanë bërë kallëzim për zotin Dako dhe ish zyrtarë të tjerë për vrasje masive të mbetur në tentativë.

Gjithashtu mësohet se hetimi i SPAK ka hetuar edhe për një abuzim të supozuar për një tender për Dakon dhe është shtrirë edhe në verifikimin e pasurisë duke kërkuar verifikime nga institucione të ndryshme.

Lexo me tej:

SPAK lëshon arrest me burg për Vangjush Dakon

Fjalët për Dakon u përhapën menjëherë pasi u lirua Saimir Tahiri një nga dy njerëzit që së bashku me ish kryebashkiakun e Durrësit konsideroheshin si krahët më të afërt të Edi Ramës gjatë mandatit të parë të qeverisjes së rilindjes. Kur Tahiri fitoi lirinë ambasadorja amerikane Yri Kim reagoi publikisht duke e quajtur vendimin zhgënjyes. “Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirant të BE dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri. SHBA e konsideron korrupsionin kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare. Ata që janë të përfshirë në bërjen ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve - për shembull, për të ndihmuar miq të fuqishëm - duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja” tha ajo.

Nga lidhja me Avdylajt te përgjimet e dosjes 339, detaje nga hetimet për Vangjush Dakon 

Që nga ky moment, kanale diplomatike shtuan presionin për një kompesin për ndëshkim në radhët e hierarkëve socialistë. Fabula e goditjes së Dakos i shkonte për shtat amerikanëve edhe për një arsye tjetër. Ai është i pari person i shpallur non grata nga SHBA, që kapërcen pragun e burgut si rezultat i drejtësisisë që ka pjellë reforma e drejtësisë.

Por i çuditshëm është edhe një përkim tjetër. Kush e mban mend rastin e një ish kryebashkiaku tjetër të Durrësit, Lefter Kokës, e mban mend se ai ra në burg menjëherë pasi hoqi dorë nga mandati i deputetit dhe pasi kishte ndihmuar PS (tek e cila kishte kaluaf së fundi) për të arritur fitoren në qytetin bregdetar. Me Dakon fabula u përsërit pikë për presje. Ai u aktivizua fort në fushatën e Emiriana Sakos, dhe sapo u sigurua fitorja iu vunë prabgat për një pallat të shembur katër vite më parë.

Rama për arrestimin e Dakos: Sigurisht diçka ka ndodhur 

Pra qoftë si rokadë me Tahirin, qoftë si presion diplomatik i amerikanëve qoftë si kalkulim politik për të mos penguar fushatën e PS-së, arrestimi i Dakos është simboli i një drejtësie të dirigjuar. 

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI