Flash

Kreu i një organizate kriminale, shqiptari arrestohet në Greqi

Lapsi.al 6 June 2023
Kreu i një organizate kriminale, shqiptari arrestohet në Greqi

Një 54-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohet për trafik droge. Shqiptari u arrestua në Glyfada, ndërsa kërkohej me urdhër-arresti evropian si anëtar drejtues i një organizate kriminale.

Siç njofton Ministria e Financave, organizata kriminale në fjalë trafikonte çdo ditë, nëpërmjet një sistemi bankar “të nëndheshëm” me përdorimin e komunikimeve të koduara, shuma të mëdha parash dhe llogaritet se për një periudhë rreth 10 mujore, nga 250 000 000 euro janë trafikuar.

Nga kontrolli i kryer në banesën e të arrestuarve, janë gjetur dhe sekuestruar shuma parash në kartëmonedha nga vende të ndryshme, mes tyre euro, dollarë amerikanë, dollarë kanadezë, dollarë australianë, zvicerane, franga, lira turke, dirhemë e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Rand i Afrikës së Jugut.

Gjithashtu janë konfiskuar telefona celularë, përfshirë një celular që përdoret për biseda të koduara përmes aplikacioneve speciale, një tabletë, një disk dixhital dhe karta SIM. Drejtoria Operative e S.D.O.E. Attica vijon bashkëpunimin me Autoritetet Holandeze përkatëse dhe me Autoritetet Gjyqësore kompetente të vendit, pasi ka dyshime të arsyeshme për pastrim parash në Greqi nga aktivitete kriminale.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI