Flash

Vdekja e 9-vjeçarit në Bërxullë, arrestohen 2 shoferët e makinave

Lapsi.al 4 June 2023
Vdekja e 9-vjeçarit në Bërxullë, arrestohen 2

Policia e Tiranës njoftoi se në lidhje me aksidentin e ndodhur në Bërxullë, pasditen e së shtunës specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit N. A., 63 vjeç, banues në Kodër Kamzë, dhe E. H., 30 vjeç, banues në Paskuqan.

“Shtetasi N. A., duke drejtuar automjetin tip "Toyota", në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin tip "Dacia", me drejtues shtetasin E. H. Nga përplasja automjeti tip "Toyota" ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një lokali duke aksidentuar një shtetas të mitur 9-vjeçar.

I mituri nga dëmtimet e marra ka ndërruar jetë në vendngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Aksidenti fatal në Bërxullë/ 7-vjeçari ndodhej në lokalin e babait kur  makina goditi murin – BoldNews.al

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën fëmija - Tv Klan

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI