Flash

Arsimi, si mungesë prioriteti, ka penguar transformimin e modelit ekonomik

Vendet e vogla si Shqipëria mund të prosperojnë duke rritur aftësitë e popullsisë nëpërmjet zhvillimit dhe reformave në arsim. Vendet të tilla Estonia dhe Sllovenia tregojnë se investimet në kapitalin njerëzor, të kombinuara me zhvillimin e teknologjisë, kërkimit shkencor dhe inovacionit, mund të shndërrohen në një nga motorët kryesorë të transformimit ekonomik. Estonia pash nisi […]

07:04

Zbulohen parcela me kanabis në Velipojë, dy të arrestuar

Lapsi.al 3 June 2023
Zbulohen parcela me kanabis në Velipojë, dy të arrestuar

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë të dyshuar për kultivim kanabisi.

Këta dy persona kishin ngritur 6 minisera brenda të cilave kishin kultivuar bimë narkotike. 33 vjeçari me iniciale O. J., dhe 28 vjeçari L. Sh., u kapën në flagrancë nga shërbimet e policisë duke zbuluar miniserat, të cilat gjatë natës i mbulonin me plasmas.

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi të bimëve narkotike dhe prova të tjera që do ti shërbejnë hetimit, ndërsa pjesa tjetër e bimëve u asgjësua me anë të djegies.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Baks 2”, si rezultat i një pune hetimore disajavore me metoda proaktive. Falë inteligjencës policore, përdorimit të dronëve të Policisë si dhe hetimeve proaktive evidentohen dhe shkatërrohen 6 minisera ku ishin të kultivuara 270 bimë të dyshuara cannabis sativa. Kapen dhe arrestohen në flagrancë, duke u kujdesur për miniserat me kanabis, dy autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Më herët në kuadër të operacionit policor të koduar “Baks 1”, u vu në pranga një 19-vjeçar dhe u sekuestruan 2 armë zjarri (1 armë zjarri pistoletë dhe 1 kallashnikov) dhe municion luftarak. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe prodhimit të kanabisit, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe të Stacionit të Policisë Velipojë, falë inteligjencës policore se dy shtetas nga fshati Baks, kishin ngritur 6 minisera brenda të cilave kishin kultivuar bimë narkotike, kanë referuar materialet në Prokurori, e cila ka regjistuar procedimin penal.

Pas disa javë hetimesh proaktive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Baks 2”. Në kuadër të operacionit shërbimet e Policisë duke përdorur dhe dronë për të monitoruar lëvizjet e autorëve, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

– O. J., 33 vjeç dhe L. Sh., 28 vjeç, të dy banues në fshatin Baks, Velipojë.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke zbuluar nga plasmasi miniserat, të cilat gjatë natës i mbulonin me plasmas. Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi të bimëve narkotike dhe prova të tjera që do ti shërbejnë hetimit, ndërsa pjesa tjetër e bimëve u asgjësua me anë të djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Digjet një makinë në Durrës

Një makinë është përfshirë nga flakët në qytetin e Durrësit. Mjeti ishte parkuar pranë bashkisë së Durrësit. Nga dyshimet e para, mendohet se zjarri në mjeti...

10:49

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI