Flash

VIDEO/ Rama shfrytëzon Rakipin e Kamzës që të tallet me "Lali Erin"

Lapsi.al 2 June 2023
VIDEO/ Rama shfrytëzon Rakipin e Kamzës që të tallet me

Ndonëse i solli një fitore me rezultat të thellë në Tiranë, Ramës nuk i del e keqja me Erion Veliajn. Sot gjatë turit të falenderimeve për fitoren e PS-së në kryeqytet, sapo ka marë fjalën kryeministri ka dashur të bëjë diferencën mes atij që është bërë simboli i memeve dhe gazit në rrjet, Rakip Sulit dhe kryebashkiakut të Tiranës. Ai e quajti të parin trëndafilin e fitores dhe pastaj pasi ngriti lart këtë lule delikate kujtoi se prej saj del dhe gjëmbi. "Se mos i mbetet hatri Lali Erit tha, boll e kemi përkëdhelur atë" tha kryeministri. Por kur e ndjeu se vënia në në lojë dhe krahasimi me homologun e tij kamzali mund të ngjallte keqkuptime për shkallën e inteligjencës ë gjithësecilit ai vazhdoi: "me dashamirësi e kam se mos na nxjerrin ndonjë titull në ndonjë portal". Por në vend që ti vinte vetullat ai i nxori sytë kryebashkiakut që e akuzojnë dhe organizatat ndërkombëtare të gazetarëve se kontrollon me dorë të hekurt dhe korrupton mediat : "Megjithëse Lali Eri i kontrollon titujt".

E bukra e gjithë kësaj skene është se pas fjalaëve të Ramës atë e duartrokitën me të njëjtin zjarr edhe Rakipi i Kamzës edhe vetë Veliaj. 

LEXO ME TEJ:

“Gjej lopën deri të hënën”, çfarë u detyrua të gëlltisë Veliaj me urdhër të Ramës 

Edhe gjatë fushatës shefi i qeverisë nuk i kurseu ironitë për delfinin e tij brenda PS. Fillimisht ai e talli kur tha se ai nuk mbjell dot asnjë pemë pa pasur prozhektorë. Gjatë një mitingu në Farkë ai shkoi dhe ia rëmbeu nga dora mikrofonin Veliajt pasi fjalimi i tij nuk po i pëlqente. Atëherë kamera e kapi duke shfaqur në fytyrë një gjysëm ngërdheshje dhe… pastaj shkoi drejt podiumit për t’ia marrë Veliajt mikrofonin nga dora.

Fushata e PS/ Pse u nervozua Rama me Veliajn që në takimin e parë 

“Ej shiko! E di pse erdha unë? Ky më çoi mesazh. Lal tha, këtej nga Farka tha ka qofte, ka birra, ka qingja, ka bërxolla, ka keca, ka pula… Hajde më tha po pate qejf, se edhe mileti është mbledh. Po ha, po pi. Vij. Për ça erdha? Për të dëgju fjalimin e këtij tani? Se nuk e kuptoj. Për ça erdha? Të dëgjoj fjalimin tënd tani?” ishin fjalët e Ramës. 

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI