Flash

Veton Surroi: Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45

Gjyqtarja që liroi Tahirin nga burgu kaloi vetingun vetëm 4 ditë më parë

Lapsi.al 2 June 2023
Gjyqtarja që liroi Tahirin nga burgu kaloi vetingun vetëm 4 ditë

Saimir Tahiri la sot qelinë pasi gjykatësja Matilda Fetau ka vendosur që pjesën e mbetur të dënimit, prej 1 vit e 7 muaj, Tahiri ta vuajë në shtëpi dhe të kujdeset për fëmijët.

Mësohet se Matilda Fetau kaloi vetingun vetëm katër ditë më parë, më datë 29 maj.

Një raport mjekësor që vërtetonte se bashkëshortja e Saimir Tahirit është sëmurë dhe për rrjedhojë ka vështirësi në përkujdesjen e fëmijëve ka shpëtuar nga burgu ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Çfarë ndikoi në vendim ishte një manovër e familjes Tahiri që i kishte kaluar fëmijët në kujdestari të Saimir Tahirit, një lëvizje që i dha gjykatës motivin e duhur për ta liruar ish-ministrin nga burgu. Gjykatësja Matilda Fetau ka vendosur që pjesën e mbetur të dënimit, prej 1 vit e 7 muaj, Tahiri ta vuajë në shtëpi dhe të kujdeset për fëmijet.

Avokati i Tahirit shpjegoi se klienti i tij i plotësonte të gjitha kushtet për të vuajtur dënimin alternativ në shtëpi. Mes të tjerash ai kishte dy fëmijët në ngarkim dhe për më tepër bashkëshortja e tij ishte e sëmurë. “Kur e kapin krizat, dhe kjo është e vërtetuar me një raport mjeko-ligjor, është në pamundësi për t’u kujdesur për fëmijët” tha avokati duke folur për bashkëshorten e Tahirit.

Tahiri e ka vuajtur dënimin në burgun e Fierit dhe në burgun e Kosovës, në Lushnje. Ish-ministri qëndroi përafërsisht rreth 16 muaj burg qeli.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI