Flash

Osmani ulet përballë Vuçiç/ Zbulohen 3 detyrat për Kosovën dhe Serbinë

Lapsi.al 1 June 2023
Osmani ulet përballë Vuçiç/ Zbulohen 3 detyrat për
Kreu i diplomacisë europiane Josep Borrell ka bërë publike 3 kërkesa të qarta për Kosovën dhe Serbinë gjatë takimit që ai zhvilloi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Kërkesa e Borrellit është “zgjedhje të reja lokale”, duke i kërkuar ato “tani”. Më pas ai kërkon që të sigurohet pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në atë zgjedhje si dhe fillimin e punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja ”Dështimi për ta bërë këtë, do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona”, - ka shkruar Borrell. Takimi mes Osmanit dhe Vuçiç u zhvillua në Moldavi, në një samit të liderëve evropianë. Në tavolinë ishin edhe Presidenti i Francës Emannuel Macron dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholtz. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI