Flash

Sulmohet me gurë makina e Panorama Tv në Leposaviç

Lapsi.al 30 May 2023
Sulmohet me gurë makina e Panorama Tv në Leposaviç

Mjeti me të cilin kanë udhëtuar gazetarët e Neës24 dhe Panorama tv në Leposaviç të Kosovës është sulmuar nga persona të panjohur. Drejtuesi i mjetit në një intervistë për televionet tha se ishte duke qëndruar pranë makinës kur u afruan rreth 10 persona të maskuar me gurë në duar dhe kanë nisur të godasin makinën. Pavarësisht thirrjeve të drejtuesit të mjetit që ishte në makinë në momentin e sulmit, ata nuk kanë ndaluar deri sa kanë thyer xhamin e makinës.

Ditët e fundit në veri të Kosovës janë sulmuar grupet e xhirimit të disa mediave të Shqipërisë dhe të Kosovës nga persona të maskuar. Një pjesë e tyre janë identifikuar si banorë të Leposaviçit, Zveçanit dhe Zubin-Potokut, ndërsa një pjesë tjetër janë grupe kriminale të ardhur nga Serbia. Situata është përkeqësuar pasi krerët e zgjedhur të komunave me shumicë serbe janë shqiptarë, pasi Lista serbe refuzoi të merrte pjesë në zgjedhjet e 23 Prillit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI