Flash

Trazirat në veri të Kosovës, 30 gazetarë mbesin të bllokuar

Lapsi.al 29 May 2023
Trazirat në veri të Kosovës, 30 gazetarë mbesin të

Flutura Kusari, juriste e të drejtës së medias, përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se 30 gazetarë janë të bllokuar në Veri.

“Bisedova me shume gazetarë dhe me treguan qe rreth 30 gazetarë, kameramanë dhe punëtorë të tjerë të mediave janë të bllokuar në Zveçan në një kafiteri, shumë afër vendit ku protestuesit po hedhin mjete të ndryshme shpërthyese”, shkroi ajo në Facebook.

Ajo ka thënë se shpreson dhe po lutet që të mos iu ndodhe asgjë.

“Çfarë pune e rrezikshme. Për të gjithë ju qe jeni tu lexuar lajme çdo minutë, ndaluni një sekondë dhe kujtohuni që disa vajza e djem janë në midis të rrezikut vetëm e vetëm me na mbajtë të informuar.

Sipas saj, më e pakta që mund të bëjnë redaksitë është t’i paguajnë shtesë “për rrezikshmërinë në punë”.

Ndryshe, Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ndërhyri për shpërndarjen e protestuesve në Zveçan, pasi paraprakisht i paralajmëroi protestuesit që të shpërndahen, por ata nuk u bindën.

Në një video që është publikuar në mediat serbe shihen protestuesit teksa përleshen më ushtarët e KFOR-it.

Ndërsa një pjesë e madhe e protestuesve serbë janë shpërndarë pas ndërhyrjes së KFOR-it, derisa kordoni i paqeruajtësve të KFOR-it, të pajisur për situata krize, vazhdon të mbetet para ndërtesës së komunës.

Më herët janë shpërndarë edhe protestuesit serbë që ishin mbledhur që nga orët e para të mëngjesit të së hënës para ndërtesës së Komunës së Zubin Potokut.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI