Flash

Vuçiç: Në Kosovë do ndodhë diçka që nuk e kemi parë më parë

Lapsi.al 28 May 2023
Vuçiç: Në Kosovë do ndodhë diçka që nuk

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se në Kosovë do të ndodhë diçka që “nuk e kemi parë më parë”, ndërsa situatën aktuale e vlerësoi si më të vështirën deri më tani.

“Kam frikë nga destabiliteti, madje edhe nga konfliktet e mëdha, sepse e di që serbët nuk mund të durojnë më, derisa ky [kryeministri i Kosovës, Albin Kurti] ëndërron të jetë [presidenti i Ukrainës, Volodymyr] Zelensky”, tha Vuçiç për televizionin Pink të Serbisë.

Deklarata e tij vjen pasi Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, të futen në zyrat e tyre komunale, më 26 maj. Ky veprim u kundërshtua ashpër nga popullata vendase serbe, e cila u përlesh me policinë.

“Sonte kam marrë lajme nga zyrtarët evropianë se janë të shqetësuar për ngjarjet e mundshme nesër, sepse serbët patjetër do të protestojnë dhe do të kërkojnë kthimin e objekteve të tyre të uzurpuara”, tha Vuçiq.

Bashkësia ndërkombëtare e dënoi vendimin e Qeverisë së Kosovës që kryetarët e komunave të hyjnë me forcë në ndërtesat komunale dhe u bëri thirrje autoriteteve që të ushtrojnë përmbajtje dhe të tërhiqen. Aleanca ushtarake e NATO-s, gjithashtu, u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që menjëherë ta shtensionojnë situatën në veriun e banuar me shumicë serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se i kupton shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë, por shtoi se çdo opsion tjetër do të ishte “mospërmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë ndaj kryetarëve të rinj”. Këta kryetarë dolën nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, të cilat u bojkotuan nga komuniteti serb. /REL

Të këshilluara

LIVE/ Erdogan shpall fitoren: Bye bye Kemal!

Para mijëra mbështetësve të tij në Stamboll, Presidenti, Rexhep Taip Erdogan ka dalë për të shpallur fitoren. Në bazë të të dhënave të marra nga hapja e 97%...

19:28

Opinion/ Krizat që nuk mundën dot Erdogan

Zgjedhjet e 14 majit 2023 në Turqi shënuan surpriza të shumta, ndër të cilat jo më pak e rëndësishme ishte performanca më e ulët se sa pritej e “Tabelës së Gjas...

19:21

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI