Flash

PD e vulës vendos këtë javë për të ardhmen e saj

Lapsi.al 28 May 2023
PD e vulës vendos këtë javë për të ardhmen e saj

PD e vulës do mbledhë të hënën dhe të martën strukturat e saj me qëllim vendosjen e hapave zyrtare që do të ndiqen për të ardhmen. Sekretari i Përgjithshëm i këtij grupimi, Gazmend Bardhi ka shpërndarë një njoftim ku lajmëron mbledhjen e Grupit Parlamentar dhe kryesisë së partisë.

“Nisur nga kërkesa e disa kolegëve anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike dhe të Grupit Parlamentar, me qëllim vlerësimin e situatës politike dhe veçanërisht hapave që duhet të ndërmarrë Partia Demokratike e Shqipërisë për ringritjen dhe forcimin e saj, në përputhje me Statutin e Partisë kam vendosur:

- Thirrjen e mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ditën e hënë, datë 05.06.2023, ora 12:00.

- Thirrjen e mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, ditën e martë, datë 06.06.2023, ora 17:00.

Me rend ditë të të dyja mbledhjeve: “Diskutimi mbi situatën politike ne vend, dhe mbi procesin e riorganizimit të PDSH”. Secili anëtar i Grupit Parlamentar dhe Kryesisë së Partisë, do të shfrytëzojë kohën në dispozicion për të elaboruar dhe propozuar zgjidhjet më të mira për forcimin dhe riorganizimin e partisë” – shkruan Bardhi.

Pak ditë më parë u rishfaq në skenën politike edhe ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Ai la të hapur mundësinë e rikthimit në krye të kësaj force. ©LAPSI.al

Të këshilluara

LIVE/ Erdogan shpall fitoren: Bye bye Kemal!

Para mijëra mbështetësve të tij në Stamboll, Presidenti, Rexhep Taip Erdogan ka dalë për të shpallur fitoren. Në bazë të të dhënave të marra nga hapja e 97%...

19:28

Opinion/ Krizat që nuk mundën dot Erdogan

Zgjedhjet e 14 majit 2023 në Turqi shënuan surpriza të shumta, ndër të cilat jo më pak e rëndësishme ishte performanca më e ulët se sa pritej e “Tabelës së Gjas...

19:21

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI