Flash

Misteri/ Kush e hodhi bojën jeshile në ujërat e Venecias

Lapsi.al 28 May 2023
Misteri/ Kush e hodhi bojën jeshile në ujërat e Venecias

Të dielën në mëngjes, një lëng i gjelbër fosforeshent u përhap në Kanalin e Madh në Venecia, pranë urës Rialto. Fenomeni u vu re rreth orës 9:30 dhe qytetarët kanë njoftuar policinë lokale. Sipas analizave të bëra duket se boja është një lloj “gjurmuesi”.

Pra kemi të bëjmë me një lëng që hidhet në ujit për të ndjekur rrugën e tij. Hetuesit thanë se në fillim menduan se bëhej fjalë për një protestë të aktivistëve që mbrojnë mjedisin, por më pas askush nuk doli të marrë përgjegjësinë. Policia italiane ka nisur një hetim dhe po kërkon autorët e këtij akti.

Nga hetimet e kryera nga zjarrfikësit dhe policia lokale u zbulua dhe natyra e lëngut të gjelbër. Nuk u rezultoi që ai të kishte elemente të rrezikshëm për shëndetin e popullatës. Njolla e gjelbër ka sjellë ndërmend një shfaqje historike nga artisti argjentinas Nicolas Garcia Uriburu.

Në vitin 1968, me rastin e Bienales së Artit, ai "ngjyrosi" ujërat e kanalit me ngjyrë të gjelbër duke përdorur një pigment që i bënte mikroorganizmat e pranishëm në ujë të bëheshin fosforeshentë. Ishte një operacion spektakolar që ftonte njerëzit të kujdesen për mjedisin. Ai përdoruri ngjyrën jeshile, një simbol i ekologjisë universale.

Uriburu, i cili vdiq në vitin 2016, ka kryer më pas shfaqje të tjera të ngjashme. Në vitin 1989, për shembull, ai ngjyrosi në të gjelbër ujin e një prej shatërvanëve që rrethon piramidën e Luvrit të Madh dhe ujin e shatërvanit Trocadero në Paris. ©LAPSI.al

Venezia, il Canal Grande si colora di verde fosforescente - foto 2

Venezia, il Canal Grande si colora di verde fosforescente - foto 3Venezia, il Canal Grande si colora di verde fosforescente - foto 3

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI