Flash

Po nisej me pushime në Sardenjë, shqiptari kapet me 11 kg kokainë

Lapsi.al 26 May 2023
Po nisej me pushime në Sardenjë, shqiptari kapet me 11 kg kokainë

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar në Sardenjë të Italisë, pasi është kapur me 11 kg kokainë në një valixhe, ku do të shkonte për pushime me familjen.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e datës 24 maj në portin e Fortezza-s. Një pjesë të drogës e kishte fshehur në sediljen e pasme të makinës, ku ishin ulur fëmijët e tij. Kokaina vlerësohet me rreth 880 mijë euro. Aktualisht shqiptari ndodhet në burgun e qytetit ku pritet të marrë masën e sigurisë nga drejtësia italiane.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI